Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Menaxher/e Marketingu.
Hartimi dhe zbatimi i strategjisë dhe planit vjetor të marketingut;
Përcaktimi i pozicionimit dhe zhvillimit të markave në treg;
Planifikimi dhe menaxhimi i buxhetit të marketingut;
Koordinimi i aktiviteteve të marketingut me ekipet e shitjeve dhe logjistikës;
Mbikëqyrja e aktiviteteve të Trade Marketing dhe materialeve promocionale;
Koordinimi i marketingut digjital dhe aktiviteteve tradicionale;
Organizimi i fushatave promocionale, eventeve, panaireve dhe degustimeve;
Monitorimi i tregut, konkurrencës dhe tendencave të konsumatorëve;
Analizimi i performancës së fushatave dhe përgatitja e raporteve periodike;
Zhvillimi i bashkëpunimeve me furnitorë dhe marka për aktivitete të përbashkëta;
Menaxhimi i imazhit dhe reputacionit të kompanisë;
Mbikëqyrja dhe orientimi i ekipit të marketingut.
Diplomë universitare, preferohet në Marketing, Ekonomi, Menaxhim ose fusha të ngjashme;
1–3 vite eksperiencë në marketing;
Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi të kohës;
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi;
Aftësi drejtuese dhe vëmendje ndaj detajeve;
Aftësi analitike dhe zgjidhje problemesh;
Kreativitet dhe përshtatshmëri në situata të ndryshme;
Aftësi negociuese;
Njohuri të mira të marketingut digjital;
Patenta e drejtimit përbën avantazh.

Burime Njerezore · Tirane
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.
Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse.
Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës.
Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë.
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.