
HR Studio
HR Studio po kërkon një Drejtor Kantieri, me eksperiencë në projektim, zbatim dhe menaxhim të projekteve të ndërtimit. Pozicioni kërkon një profil teknik dhe menaxherial, i aftë të drejtojë kantierin nga faza e analizës së projektit deri në realizimin dhe dorëzimin përfundimtar të punimeve.
Drejtimi dhe menaxhimi i përgjithshëm teknik dhe operacional i kantierit.
Shqyrtimi, koordinimi dhe ndjekja e projekteve teknike dhe ekzekutive.
Përfshirja në procesin e projektimit dhe dhënia e zgjidhjeve teknike sipas kushteve reale të kantierit.
Planifikimi dhe organizimi i fazave të punimeve sipas projektit dhe afateve të përcaktuara.
Koordinimi i inxhinierëve, teknikëve, brigadave të punës, nënkontraktorëve dhe furnitorëve.
Kontrolli i zbatimit të projektit dhe verifikimi i përputhshmërisë së punimeve me specifikimet teknike.
Monitorimi i cilësisë së punimeve, materialeve dhe standardeve të ndërtimit.
Hartimi dhe ndjekja e grafikut të punimeve dhe respektimi i afateve të projektit.
Evidentimi i problematikave teknike gjatë zbatimit dhe propozimi i zgjidhjeve të përshtatshme.
Kontrolli dhe optimizimi i përdorimit të materialeve, pajisjeve dhe burimeve njerëzore në kantier.
Bashkëpunimi me projektues, arkitektë, inxhinierë, investitorë dhe palë të tjera të përfshira në projekt.
Përgatitja e raporteve periodike mbi ecurinë fizike dhe teknike të punimeve.
Mbikëqyrja e respektimit të rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë.
Kontrolli i dokumentacionit teknik të kantierit dhe koordinimi i procesit deri në përfundimin dhe dorëzimin e projektit.
Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike/Ndertimi ose profil të ngjashëm.
Eksperiencë e konsiderueshme në drejtimin e kantiereve dhe menaxhimin e projekteve të ndërtimit.
Eksperiencë dhe njohuri të mira në projektim dhe zbatim.
Aftësi shumë të mira në leximin dhe interpretimin e projekteve teknike.
Njohuri të programeve profesionale të projektimit dhe menaxhimit të projekteve.
Aftësi të forta organizative, drejtuese dhe vendimmarrëse.
Aftësi për menaxhimin e ekipeve dhe koordinimin e disa proceseve njëkohësisht.
Orientim drejt cilësisë, afateve dhe zgjidhjes së problematikave në terren.
Përgjegjshmëri dhe aftësi të mira komunikimi me ekipin, investitorët dhe bashkëpunëtorët.
Orari i punës: E hënë – E shtunë, 07:00 – 16:00.

Burime Njerezore · Tirane