REI FOOD DISTRIBUTION SHPK
KËRKOJMË OPERATOR/E POROSISH & FATURASH
REI FOOD, kompani importuese dhe distributore e produkteve të ngrira, kërkon të punësojë një Operator/e për Porositë dhe Faturat për t’iu bashkuar ekipit të financës/administratës.
Detyrat kryesore:
- Marrja dhe hedhja e porosive të klientëve në sistem
- Përpunimi dhe kontrolli i porosive
- Përgatitja dhe lëshimi i faturave
- Kontrolli i saktësisë së të dhënave dhe çmimeve
- Koordinimi me shitësit dhe magazinën për realizimin e porosive
- Ndjekja e dokumentacionit të shitjeve
- Komunikimi me klientët për porositë dhe problematikat
- Mbështetje në detyra të tjera administrative të departamentit të financës
Kërkojmë:
- Eksperiencë në pozicione të ngjashme përbën avantazh
- Njohuri të mira të Excel dhe programeve të punës
- Përpikmëri dhe vëmendje ndaj detajeve
- Aftësi organizative dhe komunikimi
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë
- Njohja e programeve Financa 5 / Logical përbën avantazh
Ne ofrojmë:
- Pagë të përshtatshme sipas eksperiencës
- Ambient profesional pune
- Trajnim dhe integrim në kompani
- Mundësi zhvillimi profesional
- Pozicion afatgjatë dhe të qëndrueshëm
📍 Vendndodhja: Tiranë
Bëhu pjesë e ekipit REI FOOD.

Retail · Kamez
Rei Food Distribution Shpk është kompani tregtare me fushe veprimtarie Import-Eksport te produkteve te ndryshme ushqimore me origjine bimore dhe shtazore, akullore, produkte mishi, bulmeti dhe nenproduktet e tij.