
D&D Distribution
Bëhuni pjesë e një kompanie të suksesshme dhe me reputacion në rritje! Si një pjesë thelbësore e ekipit tonë në D&D Distribution, një pjesë e Duka Group, do të luani një rol kyç në mbështetjen dhe zgjerimin e rrjetit tonë të klientëve në të gjithë Tiranën dhe më gjerë. Pozicioni i Agjent Shitjes ofron një mundësi të shkëlqyer për zhvillim personal dhe profesional në një mjedis të qëndrueshëm dhe dinamike.
Permbledhje e Pozicionit
Agjenti i Shitjes EXV-an eshte pergjegjes per realizimin e shitjeve direkte te produkteve te kompanise permes nje automjeti te pajisur si magazine levizese. Ky pozicion kombinon rolin e shitesit, arketarit, magazinierit dhe raportuesit, duke perfshire menaxhimin e plote te ciklit te shitjes: nga ngarkimi i mallit ne mengjes, shitja te klienti, arketimi dhe raportimi financiar/logjistik ne fund te dites.
Detyra Kryesore sipas Funksionit
1. Shitja Direkte dhe Marredhenia me Klientin
• Shitet direkt te klienti ne vend, me mallin qe ndodhet ne automjetin personal te punes.
• Prezanton produktet dhe ofertat e dites me qasje bindese dhe te personalizuar.
• Nderton marredhenie te qendrueshme me klientet ekzistues dhe identifikon kliente te rinj brenda territorit.
• Ndjek nje itinerar te perditshem dhe realizon numrin minimal te vizitave te paracaktuara.
.2. Menaxhimi i Mallrave ne Automjet
• Ngarkon mallin ne mengjes sipas planifikimit dhe kontrollon perputhshmerine me listen e ngarkeses.
• Sistemon produktet ne menyre te organizuar dhe te qasshme brenda automjetit.
• Zbaton parimet FIFO/FEFO per produktet me afat skadence.
• Kontrollon gjendjen e mallit, dokumenton cdo demtim apo kthim dhe mban pergjegjesi per inventarin ne automjet.
3. Arketimi dhe Dokumentacioni Financiar
• Realizon arketimin direkt ne dore (cash) ose me POS, sipas menyres se rene dakord me klientin.
• Leshon faturen apo kuponin tatimor per cdo transaksion, ne perputhje me legjislacionin fiskal.
• Dorezon te ardhurat ditore sipas procedures se percaktuar nga kompania.
• Menaxhon klientet debitore dhe ndjek afatet e pagesave ne bashkepunim me departamentin financiar.
Kualifikimet, Aftesite dhe Eksperienca e Kerkuar
• Arsim i mesem i perfunduar (diplome e shkolles se mesme).
• Preferohet arsim profesional ose kurse trajnimi ne fushen e shitjes, marketingut apo logjistikes.
• 1–3 vite eksperience ne
Shitje direkte (door-to-door)
Shperndarje me mjet (agjent shitje me automjet)
Rol shites/terrensh per produkte konsumi
• Aftesi te mira ne komunikim verbal, prezantim dhe bindje te klientit.
• Organizim ne menaxhimin e itinerarit dhe kohes gjate dites se punes.
• Sjellje etike dhe ndjeshmeri per te ruajtur korrektesine ne menaxhimin e mjeteve te kompanise, mallrave dhe te ardhurave.
• Patente drejtimi – kategoria B – e detyrueshme per levizjen me automjetin e punes.

Shërbim Klienti · Tirane
Kompania D&D Distribution eshte pjese e Duka Group: I cili ka nisur udhëtimin sipërmarrës në 1993 me prodhimin e ushqimi t të kafshëve, ne kemi zgjeruar horizontet tona nëpër sektor ë të ndryshëm. Sot, portofoli i DUKA Group përfshin bujqësinë , prodhimin e ushqimit, mikpritjen, pasuritë e paluajtshme, shitjen me pakicë, mallrat e konsumit, supermarketet dhe shpërndarjen me shumicë. Trajektorja jonë e rritjes nga një operacion në shkallë të vogël në një korporatë të madhe është një testame nt për largpamësinë tonë strategjike dhe ndjekjen e vazhdueshme të përsosmërisë.