
LUFRA FOODS
Shoqeria "Dukat Water" shpk, pjesë e grupit "Lufra FOODS", e cila me fabrikën e saj të prodhimit në Dukat te rrethit të Vlorës është prezente në të gjithë Shqipërinë me gjithë linjën e produkteve të Ujit Dukat. Gjithashtu shoqëria jonë kryen distribucionin ekskluziv të produkteve ndërkombëtarisht të njohura si: birra "Estrella Damm", vera "Maison Mirabeau", gin "Knut Hansen", tequila "Komos", lëngjet e frutave "Jaffa Champion" e shumë marka të tjera.
Shoqëria jonë ofron kushte shumë të mira pune, një ambjent zhvillues në fushën profesionale nëpërmjet dinamikave të shumëllojshme të punës e stafit mbështetës si dhe një pagë konkurruese në treg.
Aktualisht për aktivitetin në qytetin e Fierit dhe Lushnjes , kërkojmë të punësojmë: Parashitës.
Detyrat kryesore te kandidatit:
Viziton rregullisht numrin e klientëve sipas "route planit" te caktuar nga ana e manaxherit perkates;
Përgjegjës për ndjekjen e procedurës së porosive, në përputhje me të gjitha udhëzimet e tregtimit të produktit;
Prezantimin e produkteve te shoqerise ne te gjithe klientet dhe shtimin e kodeve te reja;
Evidentimi i klienteve potencialë për të filluar bashkepunimin duke hartuar kontratat perkatese per produktet e shoqerise "Dukat Water" Shpk;
Kontrollon dhe verifikon ekskluzivitetin e materialeve promocionale "DUKAT" (frigorifere/ aparate uji) dhe raporton tek menaxheri perkates.
Kualifikimet e kandidatit:
Të ketë Leje drejtimi Automjeti – kategoria B;
Eksperiencë pune të ngjashme ne shitje;
Vendbanim ne qytetet si: Fier, Lushnje dhe zonat perreth;
Aftësi shume te mira komunikuese

Prodhim · Tirane
LUFRA FOODS
“Lufra Foods” është një grup i shoqërive "ADG" shpk dhe "Dukat Water" shpk i cili kryen aktivitetin e tij në fushën e industrisë ushqimore, duke prodhuar dhe shpërndarë produktet cilësore të cilët mbajnë markat shumë të suksesshme si: “Lufra”, “Tido”, “Tradita”, “Beneta” dhe uji “Dukat Water”.
Ne jemi gjithashtu distributor ekskluziv i markave të njohura rajonale dhe ndërkombëtare si: “Cremona”, “Bonizzi”, “Jaffa”, “Nõm”, “Bylmeti”, birra “Estrella DAMM”, “Haymans”, “Komos Tequila”, “The London Essence” e shume te tjera.
Shoqëria jonë ofron kushte shumë të mira pune, një ambjent zhvillues në fushën profesionale nëpërmjet dinamikave të shumëllojshme të punës e stafit mbështetës si dhe një pagë konkurruese në treg.