
SEAS
Rakordim financiar i kartelave të klientëve me librat e shitjes dhe evidencat bankare/cash.
Përgatitja e raporteve debitore mujore dhe periodike për menaxhmentin.
Mbajtja dhe kontrolli i librit të shitjes sipas kërkesave ligjore dhe fiskale.
Përllogaritja dhe raportimi i bonuseve të klientëve sipas politikave të kompanisë.
Ndjekja e detyrimeve të hapura dhe komunikimi me klientët për rakordim.
Kontroll i rregullt i gabimeve të fiskalizimit dhe sigurimi i përputhshmërisë me legjislacionin.
Koordinim me departamentin e shitjes dhe magazinës për adresimin e kthimeve dhe kompensimeve.
Përgatitja e raporteve analitike mbi performancën e klientëve dhe ofertave.
Diplomë në Financë, Ekonomi, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
Eksperiencë e mëparshme në financë/raportim (minimum 1–2 vite).
Njohuri të sistemeve financiare Financa 5 perben prioritet.
Aftësi analitike dhe kujdes ndaj detajeve.
Njohuri mbi rregullat e fiskalizimit dhe raportimit tatimor.
Aftësi për të punuar në ekip dhe për të komunikuar me klientë e departamente të brendshme.
Pagë konkurruese dhe bonuse sipas performancës.
Ambient pune profesional dhe mbështetës.
Trajnime të vazhdueshme për zhvillim profesional.
Mundësi për rritje në karrierë brenda kompanisë.

Marketing dhe Produkte · Tirane
Seas Distribution, një kompani me eksperience mbi 20 vjecare ne tregun e Shqiperisë, ku përfaqëson marka të njohura në treg si, Hell Energy, Vincinni, Leona, Sorini, Sejega, Doxa, Avaks etj.Kompania operon me një rrjet të zhvilluar logjistike dhe një portofol të gjerë markash, duke ofruar furnizim të shpejtë, shërbim korrekt dhe mbështetje të vazhdueshme për klientët e saj.
Me staf të kualifikuar dhe partneritete strategjike, SEAS Distribution synon të ofrojë zgjidhje efikase dhe inovative në fushën e shpërndarjes, duke garantuar standarde të larta profesionalizmi dhe besueshmërie.