
HR Studio
HR Studio po kërkon për një nga kompanitë partnere një Inxhinier Prodhimi, i cili do të jetë përgjegjës për organizimin, monitorimin dhe optimizimin e proceseve të prodhimit, duke garantuar eficiencë, cilësi dhe respektimin e standardeve të kompanisë.
Detyrat kryesore:
Planifikon dhe monitoron procesin e prodhimit sipas objektivave dhe afateve të përcaktuara.
Koordinon aktivitetet ditore të prodhimit dhe bashkëpunon me ekipet teknike dhe operative.
Monitoron kapacitetet prodhuese, produktivitetin dhe përdorimin eficient të materialeve.
Identifikon problematikat gjatë procesit dhe propozon zgjidhje teknike dhe organizative.
Analizon proceset ekzistuese dhe propozon përmirësime për rritjen e eficiencës dhe reduktimin e kostove/humbjeve.
Kontrollon respektimin e procedurave dhe standardeve të cilësisë.
Bashkëpunon me mirëmbajtjen për funksionimin optimal të makinerive dhe pajisjeve.
Përgatit dhe analizon raporte mbi prodhimin, produktivitetin, humbjet dhe performancën.
Siguron respektimin e rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë.
Kriteret:
Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike, Industriale, Prodhimi ose fusha të ngjashme.
Eksperienca e mëparshme në kompani prodhuese përbën avantazh.
Aftësi të mira analitike dhe në zgjidhjen e problemeve.
Aftësi organizative dhe koordinuese.
Njohuri të mira të proceseve të prodhimit dhe kontrollit të cilësisë.
Njohuri të paketës MS Office; njohja e sistemeve ERP përbën avantazh.
Përgjegjshmëri, korrektësi dhe orientim drejt rezultateve.
Çfarë ofrohet:
Ambient pune profesional dhe i strukturuar.
Mundësi zhvillimi profesional.
Përfshirje direkte në optimizimin dhe zhvillimin e proceseve të prodhimit.

Burime Njerezore · Tirane