
HR Studio
HR Studio po kërkon për një nga kompanitë partnere një Specialist Logjistike, i cili do të kujdeset për koordinimin dhe ndjekjen e proceseve të furnizimit, transportit, magazinimit dhe shpërndarjes, duke siguruar realizimin e tyre në kohë dhe me eficiencë.
Detyrat kryesore:
Organizon dhe koordinon proceset e transportit dhe shpërndarjes së mallrave.
Ndjek lëvizjen e mallrave nga furnitori deri në magazinë ose destinacionin përfundimtar.
Koordinon me magazinën, furnitorët, transportuesit dhe departamentet e tjera të kompanisë.
Monitoron afatet e dorëzimit dhe ndërhyn në rast vonesash apo problematikash.
Përgatit dhe kontrollon dokumentacionin përkatës të transportit dhe logjistikës.
Monitoron gjendjen dhe lëvizjet e stokut në bashkëpunim me magazinën.
Ndjek porositë dhe siguron përputhjen mes sasive të porositura, transportuara dhe të dorëzuara.
Mban të përditësuara të dhënat në sistem dhe përgatit raporte periodike.
Identifikon mundësi për optimizimin e kostove të transportit dhe proceseve logjistike.
Menaxhon problematikat operative që lidhen me transportin, furnizimin dhe dorëzimet.
Kriteret:
Arsim i lartë në Logjistikë, Ekonomi, Menaxhim, Inxhinieri Industriale ose fusha të ngjashme.
Eksperiencë në logjistikë, transport, magazinë ose supply chain përbën avantazh.
Aftësi shumë të mira organizative dhe koordinuese.
Aftësi për të menaxhuar disa procese dhe afate paralelisht.
Njohuri të mira të MS Office, veçanërisht Excel.
Njohja e sistemeve ERP/WMS përbën avantazh.
Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi.
Saktësi, përgjegjshmëri dhe orientim drejt zgjidhjes së problemeve.
Çfarë ofrohet:
Pozicion i qëndrueshëm pune.
Ambient profesional dhe bashkëpunues.
Mundësi për zhvillim profesional në fushën e logjistikës dhe supply chain.
Paketë konkurruese në varësi të eksperiencës.

Burime Njerezore · Tirane