
HR Studio
HR Studio është në kërkim të një Specialistie Faturimi për një kompani partnere në Lezhë. Pozicioni është i përshtatshëm për një person të organizuar, të saktë dhe të përgjegjshëm, që ka aftësi të mira në administrimin e dokumentacionit financiar dhe proceseve të faturimit.
Përgatitja, lëshimi dhe regjistrimi i faturave të shitjes;
Kontrolli i saktësisë së faturave dhe dokumentacionit shoqërues;
Regjistrimi dhe administrimi i të dhënave në sistemin e kompanisë;
Ndjekja dhe rakordimi i faturave me klientët dhe departamentet përkatëse;
Administrimi dhe arkivimi i dokumentacionit financiar;
Përgatitja e raporteve periodike mbi faturimin;
Koordinimi me departamentin e financës, shitjeve dhe magazinës;
Evidentimi dhe raportimi i çdo mospërputhjeje në dokumentacion apo faturim.
Arsim i lartë në Financë, Ekonomi, Kontabilitet ose fusha të ngjashme;
Preferohet eksperiencë e mëparshme në faturim, financë ose administratë;
Njohuri të mira të Excel-it dhe programeve të faturimit/financës;
Saktësi dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve;
Aftësi të mira organizative dhe menaxhim korrekt të dokumentacionit;
Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar në bashkëpunim me ekipin.
Punësim i qëndrueshëm dhe afatgjatë;
Ambient profesional dhe bashkëpunues;
Mundësi për zhvillim profesional;
Pagë konkurruese
Vendndodhja: Lezhë

Burime Njerezore · Tirane