
Smart Home Albania
Detyrat kryesore:
* Mirëpret, asiston dhe këshillon klientët në showroom për zgjidhjet e automatizimit, ndriçimit dhe sistemet për hoteleri.
* Prezanton produktet dhe zgjidhjet e kompanisë sipas nevojave të klientit.
* Përgatit oferta dhe dokumentacionin shoqërues sipas procedurave të kompanisë.
* Ndjek kërkesat dhe ofertat e klientëve deri në finalizimin e procesit të shitjes.
* Koordinon me inxhinierët dhe magazinën për kërkesat, specifikat dhe disponueshmërinë e produkteve.
* Mban komunikim të vazhdueshëm me klientët dhe siguron ndjekjen e tyre gjatë procesit të shitjes.
* Mirëmban gjendjen, organizimin dhe paraqitjen e produkteve të ekspozuara në showroom.
* Menaxhon dhe ndjek kërkesat e ardhura nga rrjetet sociale dhe kanalet online.
* Punon për realizimin e objektivave të shitjes dhe zhvillimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët.
Kërkesat:
* Minimumi 2 vite eksperiencë në shitje ose në një pozicion të ngjashëm.
* Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe orientimi ndaj klientit.
* Aftësi organizative dhe për ndjekjen e disa kërkesave njëkohësisht.
* Njohuri shumë të mira në Microsoft Excel; njohja e Financa 5 përbën avantazh.
* Njohuri të gjuhës angleze.
* Formim arsimor në fushën inxhinierike ose ekonomike përbën avantazh.
* Eksperienca ose njohuritë në automatizim, Smart Home, ndriçim, sisteme për hoteleri ose produkte teknike përbëjnë avantazh.
Çfarë përfitoni duke u bërë pjesë e ekipit tonë:
* Paketë financiare konkurruese, e shoqëruar me bonuse motivuese dhe të lidhura me performancën.
* Mundësi reale për rritje profesionale dhe avancim në karrierë.
* Trajnime të vazhdueshme për zgjidhjet më të fundit në automatizim, ndriçim dhe teknologji për hoteleri.
* Mundësi për të punuar me produkte cilësore dhe marka të njohura ndërkombëtare.
* Një rol dinamik, me kontakt të drejtpërdrejtë me klientët dhe projekte interesante.
* Ambient pune profesional, bashkëpunues dhe inovativ, ku idetë dhe iniciativa vlerësohen.
* Mundësi për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë tuaja në një industri në rritje.

Ndertim · Tirane
Smart Home Albania është kompania e parë në Shqipëri me fokus sistemet Smart Home.
Kompania ofron sistemet më inovative me fokus rritjen e komfortit, uljen e faturës së energjisë elektrike dhe njëkohësisht rritjen e sigurisë. Smart Home Albania është realiteti me ofertën që garanton raportin cilësi-çmim më të mirë në treg.
Smart Home Albania është distributor zyrtar ekskluziv për Shqiperinë i TIS Control, Smartek, Waterfall Audio, Teknim, Desi, Nuki, Tyba, Faradite, Fontini, Font Barcelona etj
Aktualisht kompania vepron direkt apo nepermjet rishitesave ne Shqiperi, Kosove, Mal i Zi, Serbi, Greqi, Kroaci.
Nëpërmjet ketyre brandeve, Smart Home Albania ofron sisteme automatizimi për shtëpi, vila, zyra, hotele të ndërtuar e funksionalë.