
I&A International
Drejtues Teknik (Inxhinier Ndërtimi)
Për të përmbushur kriteret ligjore të licencimit të kompanisë dhe për të ndjekur projektet tona të reja, po kërkojmë një Drejtues Teknik (Inxhinier Ndërtimi) të kualifikuar dhe me licencë për ndërtesa civile mbi 5 kate.
Përgjegjësitë e Punës
Të shërbejë si Drejtues Teknik zyrtar i kompanisë pranë institucioneve dhe platformës e-Albania.
Të mbikëqyrë dhe menaxhojë proceset teknike të ndërtimit të objekteve civile nga karabinaja deri në rifiniturë.
Të kontrollojë dhe nënshkruajë dokumentacionin tekniko-ligjor të kantierit duke përfshirë ditarin e punimeve dhe akt-pikasjet.
Të garantojë zbatimin e projektit arkitekturor/konstruktiv dhe rregullave të sigurimit teknik në punë.
Kualifikimet
Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi (Master Shkencor ose i Integruar).
Licencë Profesionale individuale të vlefshme për Zbatim Punimesh në Ndërtesa Civile (Kategoria NP-1).
Përvoja e mëparshme në ndërtimin e objekteve shumëkatëshe ose rezidenciale përbën avantazh.

Fashion · Tirane
I&A International perfaqeson grupin me te madh ne tregun e shitjes me pakice luksoze ne Shqiperi, duke numeruar mbi 30 dyqane ne Shqiperi dhe rajone fqinje.