Pronatyra MD prej 20 vitesh histori suksesi në drejtimin e një rrjeti të shitjeve ushqimore me pakicë
Po kërkojmë PUNONJËS MARKETI për Marketin tonë në Tiranë
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
Mirëpret dhe komunikon me klientët me etikë të lartë profesionale.
Kryen proçesin e shitjes së produkteve në përputhje me procedurën dhe standartet e kompanisë.
Siguron që të gjitha produktet janë skanuar në mënyrë të rregullt.
Kujdeset për gjendjen e cash-it në kasë.
I prezanton produktin e duhur klientëve dhe ofron sugjerime sipas kërkesave të tyre.
Pajis me etika çmimi,evindetimin e skadencave të produkteve duke ushtruar një kontroll të vazhdueshëm të tyre.
Vendos produktet në rafte në mënyrën e duhur.
Mirëmban ambjentin e punës.
KANDIDATI DUHET TË:
Zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi.
Jetë i gatshëm të punojë me turne.
Jetë korrekt, i ndershëm dhe i besueshëm.
NE OFROJMË:
Kushte të mira punë në përputhje me Kodin e Punës.
Mundësi për të mësuar dhe për tu zhvilluar brenda rrjetit të marketeve tona.
MËNYRA E APLIKIMIT:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit [email protected], ose në Kontakt: 069 408 9912.

Tirane
Pronatyra Treg ka filluar aktivitetin në vitin 2005, duke u zgjeruar në të gjithë Tiranën si dhe në qytetin e Durrësit, ku sot numërojmë plot 12 njësi shitje. Prej 20 vitesh dallohemi në tregun lokal për sigurinë maksimale që u ofrojmë klientëve dhe përkujdesjen e veçantë ndaj shërbimit. Që në hapat e para prioritet i vendosëm kujdesit të veçantë për klientin dhe lidhjes së ngushtë me natyrën. Bashkëpunimi me marka të rëndësishme Italiane si dhe kujdesi i veçantë për të sjellë produkte të sigurta dhe cilësore ka qënë gjithmonë prioriteti ynë kryesor.
Të përmirësojmë jetën e familjeve shqiptare, duke sjellë çmime të lira çdo ditë.