Pronatyra MD prej 20 vitesh histori suksesi në drejtimin e një rrjeti të shitjeve ushqimore me pakicë
Po kërkojmë PUNONJËS BANAKU për Marketin tonë në Tiranë
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
Mirëpret, komunikon dhe u shërben klientëve në banak me etikë të lartë profesionale.
I prezanton produktin e duhur klientëve dhe ofron sugjerime sipas kërkesave të tyre.
Mirëmban ambjentin e punës dhe mban përgjegjësi për pastërtinë e sektorit.
Pajis me etiketa çmimi,evindetimin e skadencave të produkteve duke ushtruar një kontroll të vazhdueshëm të tyre.
Vendos produktet në hapësirën e banakut në mënyrën e duhur.
Përpunon produktet e banakut me qëllim reduktimin e firove.
Ofron ide dhe sugjerime për përmirësimin e shërbimit të klientit.
KANDIDATI DUHET TË:
Ketë Dëftesë Pjekurie (e detyrueshme).
Zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi.
Eksperienca e punës në pozicione të ngjashme (preferohet).
Jetë i gatshëm të punojë me turne.
Jetë korrekt, i ndershëm dhe i përpiktë.
NE OFROJMË:
Kushte të mira punë në përputhje me Kodin e Punës.
Mundësi për të mësuar dhe për tu zhvilluar brenda rrjetit të marketeve tona.
MËNYRA E APLIKIMIT:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit [email protected], ose në Kontakt: 069 408 9912.

Tirane
Pronatyra Treg ka filluar aktivitetin në vitin 2005, duke u zgjeruar në të gjithë Tiranën si dhe në qytetin e Durrësit, ku sot numërojmë plot 12 njësi shitje. Prej 20 vitesh dallohemi në tregun lokal për sigurinë maksimale që u ofrojmë klientëve dhe përkujdesjen e veçantë ndaj shërbimit. Që në hapat e para prioritet i vendosëm kujdesit të veçantë për klientin dhe lidhjes së ngushtë me natyrën. Bashkëpunimi me marka të rëndësishme Italiane si dhe kujdesi i veçantë për të sjellë produkte të sigurta dhe cilësore ka qënë gjithmonë prioriteti ynë kryesor.
Të përmirësojmë jetën e familjeve shqiptare, duke sjellë çmime të lira çdo ditë.