
Partner
Jemi në kërkim të një Specialist/e të Shërbimit ndaj Klientit në gjuhën italiane për t’iu bashkuar ekipit tonë.
Personi do të jetë përgjegjës për komunikimin me klientët, ofrimin e informacionit dhe asistencës, si dhe për zgjidhjen profesionale të kërkesave të tyre.
Njohja shumë e mirë e gjuhës italiane është kusht për pozicionin.
Komunikimi me klientët në gjuhën italiane përmes telefonit, email-it ose kanaleve të tjera të komunikimit.
Ofrimi i informacionit dhe asistencës sipas kërkesave të klientëve.
Trajtimi dhe zgjidhja e kërkesave apo problematikave të klientëve në mënyrë profesionale.
Regjistrimi dhe përditësimi i të dhënave të klientëve në sistem.
Ndjekja e kërkesave deri në zgjidhjen e tyre.
Bashkëpunimi me departamentet e tjera për të ofruar një shërbim sa më efektiv.
Respektimi i procedurave dhe standardeve të shërbimit ndaj klientit.
Italishtja shumë e mirë është kusht.
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe të shprehuri.
Orientim ndaj klientit dhe aftësi për të menaxhuar situata të ndryshme.
Përvojë e mëparshme në Customer Service është avantazh.
Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
Aftësi për të punuar në ekip.
Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit dhe programeve të punës.
Pagë konkurruese.
Kontratë dhe kushte të rregullta pune.
Ambient profesional dhe bashkëpunues.
Mundësi për zhvillim profesional.

Burime Njerezore · Tirane
Partner.al është një kompani e cila ofron konsulencë në sektorin e shitjeve, përzgjedhje stafi për biznese në të gjithë Shqipërine & trajnime në të gjitha fushat e shitjes. Eksperienca shumë vjeçare e stafit të saj në sektorin e shitjeve dhe njohja shumë e mirë e tregut shqiptar dhe rajonal, përben një nga bazat kryesore mbi të cilat Partner.al do të mbështetet për të ofruar shërbimet e saj. Partner.al i ofron bizneseve mjetet e nevojshme në mënyrë që të shtojnë vlerën duke u fokusuar në rezultate, produktivitet, cilësi, & kënaqësinë e klientit.
Partner.al është e specializuar në rekrutime, përzgjedhje stafi, Partner.al Sh.p.k është themeluar në Tiranë, Shtator 2017.