
Smart Home Albania
Kërkojmë një Inxhinier Elektrik me bazë të fortë në projektim, për t’iu bashkuar ekipit tonë.
Përgjegjësitë kryesore:
* Hartim dhe zhvillim i projekteve elektrike sipas direktivave dhe kerkesave.
* Përgatitje planesh, bllokskemash dhe detajesh teknike në AutoCAD.
* Analizë dhe interpretim i planeve arkitekturore.
* Projektim i ndriçimit, pikave elektrike, komandimeve dhe elementëve teknikë.
* Integrim i zgjidhjeve elektrike me sistemet Smart Home & Building Automation.
* Përgatitje dhe përditësim i dokumentacionit teknik të projekteve.
* Koordinim me arkitektë, Project Manager dhe ekipet e implementimit.
* dezajn prezantimesh projekt propozimesh
Kërkesat kryesore:
* Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike.
* Njohuri shumë të mira të AutoCAD.
* Aftësi të mira në projektimin elektrik dhe përgatitjen e dokumentacionit teknik.
* Aftësi për të lexuar dhe interpretuar plane arkitekturore dhe teknike.
* Saktësi, organizim dhe vëmendje ndaj detajeve.
* Aftësi për të punuar dhe koordinuar me ekipe të ndryshme teknike.
* eksperience minimumi 3 vjecare ne projektim
Përbën avantazh:
* Njohuri të DIALux / DIALux evo.
* Eksperiencë në projektimin e ndriçimit.
* Njohuri ose eksperiencë me Smart Home dhe Building Automation.
* Eksperiencë në projekte rezidenciale, komerciale ose hospitality.
* Njohuri të Claude, Canva dhe mjeteve të tjera AI/digjitale.

Ndertim · Tirane
Smart Home Albania është kompania e parë në Shqipëri me fokus sistemet Smart Home.
Kompania ofron sistemet më inovative me fokus rritjen e komfortit, uljen e faturës së energjisë elektrike dhe njëkohësisht rritjen e sigurisë. Smart Home Albania është realiteti me ofertën që garanton raportin cilësi-çmim më të mirë në treg.
Smart Home Albania është distributor zyrtar ekskluziv për Shqiperinë i TIS Control, Smartek, Waterfall Audio, Teknim, Desi, Nuki, Tyba, Faradite, Fontini, Font Barcelona etj
Aktualisht kompania vepron direkt apo nepermjet rishitesave ne Shqiperi, Kosove, Mal i Zi, Serbi, Greqi, Kroaci.
Nëpërmjet ketyre brandeve, Smart Home Albania ofron sisteme automatizimi për shtëpi, vila, zyra, hotele të ndërtuar e funksionalë.