
Anchor Investments
Drejtimi, organizimi dhe mbikëqyrja e përgjithshme e proceseve teknike dhe operacionale në kantier.
Analizimi i projekteve të zbatimit dhe ndjekja e vazhdueshme e ecurisë së tyre gjatë fazës së realizimit.
Planifikimi dhe koordinimi i aktiviteteve të ndërtimit në përputhje me projektin, programin e punimeve dhe afatet kontraktuale.
Menaxhimi dhe koordinimi i punës së nënkontraktorëve, furnitorëve dhe palëve të tjera të angazhuara në projekt.
Mbikëqyrja e zbatimit të punimeve dhe kontrolli i përputhshmërisë së tyre me projektin, specifikimet teknike dhe kërkesat e përcaktuara.
Monitorimi i cilësisë së punimeve dhe materialeve, duke siguruar respektimin e standardeve dhe kërkesave teknike të ndërtimit.
Identifikimi në kohë i problematikave teknike dhe koordinimi i masave apo zgjidhjeve të nevojshme për vijimin normal të punimeve.
Hartimi dhe përditësimi i raporteve periodike mbi progresin fizik, teknik dhe operacional të punimeve.
Administrimi, sistemimi dhe kontrolli i dokumentacionit teknik të kantierit, si dhe ndjekja e procedurave deri në përfundimin dhe dorëzimin e projektit.
Përcaktimi, planifikimi dhe përllogaritja e volumeve të punimeve të parashikuara në preventiv, si dhe evidentimi dhe vlerësimi i punimeve shtesë apo të paparashikuara gjatë zbatimit.
Kualifikimet:
Diplomë universitare / Inxhinieri Ndërtimi ose Inxhinieri Hidroteknike
Eksperiencë në fushën e ndërtimit 1-3 vite.
Përdorimi shume i mire i AutoCAD dhe paketës MS Office.
Njohuri të mira në leximin e projekteve, njohjen e procedurave dhe dokumentacionit teknik.
Njohuri të mira komunikuese, gjuhët e huaja përbëjnë avantazh.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën: [email protected] , duke specifikuar ne subjekt pozicionin për të cilin aplikon.

Ndërtim dhe Industri e rendë · Tirane
Shoqëria "ANCHOR INVESTMENTS" Sh.p.k., është një ndёr shoqёritё lider në tregun shqiptar e cila operon në fushën e ndërtimit. Aktualisht shoqëria jonë operon në disa kantiere ndërtimi në qytetin e Tiranës dhe zonёn e Palasёs. Qëllimi ynë është të punuarit në grup duke ndërthurur përvojën, dijen, aftësinë dhe përkushtimin në mënyrë që çdo projekt të përfundojë me sukses në kohën e duhur dhe cilësinë e kërkuar.