PronatyraMD, Shoqëri që operon dhe drejton me sukses që prej vitit 2005 nje rrjet shitjesh ushqimore me pakicë, po kërkon:
POZICIONI: Punëtor Magazine Qendrore
DEPARTAMENTI: Logjistikë
PUNONJËSI I MAGAZINËS
Përgjegjës për mbajtjen e mallit në magazinë, marrjen në dorëzim të mallit nga furnitorët, ngarkimin/shkarkimin si dhe sistemimin e tij.
Merr pjesë në furnizimin e dyqaneve me produktet e duhura duke mbajtur parasysh datat e skadencës.
Përgjegjës për evidetimin e skadencave të produkteve duke ushtruar një kontroll të vazhdueshëm të tyre.
Kontrollon nivelin e stokut, duke raportuar tek përgjegjësi i marketit me qëllim marrjen e masave të metejshme.
Raportim periodik tek përgjegjësi i marketit në lidhje me datat e skadencave të produkteve.
Mirëmban ambjentin e magazinës.
KANDIDATI DUHET TË:
Ketë Dëftesë Pjekurie (e detyrueshme).
Zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi.
Eksperienca e punës në pozicione të ngjashme (preferohet).
Te jetë i gatshëm të punojë me turne.
Te jetë korrekt, i ndershëm dhe i besueshëm.
NE OFROJMË:
Kushte të mira punë në përputhje me Kodin e Punës.
Mundësi për tu zhvilluar brenda rrjetit të marketeve tona.
Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.

Tirane
Pronatyra Treg ka filluar aktivitetin në vitin 2005, duke u zgjeruar në të gjithë Tiranën si dhe në qytetin e Durrësit, ku sot numërojmë plot 12 njësi shitje. Prej 20 vitesh dallohemi në tregun lokal për sigurinë maksimale që u ofrojmë klientëve dhe përkujdesjen e veçantë ndaj shërbimit. Që në hapat e para prioritet i vendosëm kujdesit të veçantë për klientin dhe lidhjes së ngushtë me natyrën. Bashkëpunimi me marka të rëndësishme Italiane si dhe kujdesi i veçantë për të sjellë produkte të sigurta dhe cilësore ka qënë gjithmonë prioriteti ynë kryesor.
Të përmirësojmë jetën e familjeve shqiptare, duke sjellë çmime të lira çdo ditë.