
EKO-LETER
Për zgjerimin e ekipit tonë, kërkojmë të punësojmë:
Identifikimi dhe kontaktimi i klientëve të rinj;
Zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët ekzistues;
Prezantimi i produkteve dhe komunikimi me klientët e biznesit;
Ndjekja e kërkesave dhe porosive;
Negocimi i ofertave dhe kushteve të shitjes;
Trajtimi profesional dhe në kohë i kërkesave dhe ankesave;
Ndjekja e procesit të shitjes dhe arritja e objektivave.
Kriteret që kërkojmë:
Arsimi i lartë i përfunduar; përbën avantazh profili Menaxhim, Marketing, Ekonomi ose të ngjashëm;
Eksperiencë e mëparshme në shitje dhe komunikim me klientët e biznesit;
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi;
Aftësi për të krijuar dhe ruajtur marrëdhënie afatgjata me klientët;
Profesionalizëm, korrektësi dhe përgjegjshmëri;
Aftësi organizative dhe orientim drejt rezultateve;

Tirane
Eko-Letër sh.p.k është një kompani e cila nga viti 2009 operon në tregun shqiptar, fillimisht si importuese por tashmë edhe si prodhuese të një shumëllojshmërie produktesh me bazë letre të cilat shërbejnë për ambalazh ushqimor dhe industrial. Duke shfrytëzuar kontaktet tona me disa shoqëri Italiane ofrojmë për tregun Shqiptar produkte të një cilësie të lartë të cilat janë të certifikuara dhe plotësojnë standartet e Bashkimit Europian.
Në aktivitetin tonë një rëndësi të vecantë kanë klientët të cilët vec cilësisë së shërbimit impenjohen edhe për të bërë të njohur logon dhe aktivitetin e tyre.
Produktet tona janë kryesisht për restorante, fast food, markete, supermakete, pasticeri, furra buke, bulmetore, etj. Porositë kryhen në formatin e dëshiruar dhe mund të stampohen mbi të informacione apo logo.