
MADCOM
Po kërkojmë ''Inxhinier Elektronik'' për kompaninë Atronix!
Adresa e kompanisë është: Rruga ''Egnatia'', ''Tirana Industrial Park''.
Inxhinieri Elektronik është përgjegjës për të projektuar, zhvilluar, vlerësuar, përshtatur, instaluar, mirëmbajtur sistemet dhe komponentët elektronikë, qarqet dhe sistemet e përdorura për sistemet e komunikimit, transportit, aplikacioneve të tjera industriale etj.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Projekton, inspekton, teston dhe përditëson sistemet elektronike, komponentët, pajisjet dhe softuer-ët.
Koordinon me Inxhinierët, profesionistë të tjerë, si dhe klientët për të siguruar që projektet të përfundojnë sipas afateve, specifikimeve dhe cilësisë së kërkuar.
Sigurohet që të gjitha pajisjet dhe produktet përmbushin rregullat e shëndetit dhe sigurisë në punë.
Vëzhgon proceset ekzistuese dhe realizon rekomandime për përmirësimin e tyre.
Zhvillon procedura efektive për mirëmbajtjen, testimit dhe kontrollin e cilësisë.
Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes së paisjeve.
Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të proceseve të punës.
Monitoron proceset, sistemet, stafin dhe identifikon probleme, të cilat i raporton te CEO.
Përgatit raporte teknike duke mbledhur, analizuar dhe përmbledhur informacionet e marra.
Përditësohet vazhdimisht me ndryshimet dhe progresin në fushën e inxhinierisë elektronike.
Realizon prezantime dhe përfaqëson kompaninë në konferenca, panaire, etj.
Kualifikimet dhe Aftësitë
Diplome baxhelor për Inxhinieri Elektronike, preferohen kandidatë me Diplome Master.
Të ketë eksperiencë pune 3- 4 vite;
Të ketë aftësi shumë të mira analitike dhe në përgatitjen e raporteve teknike.
Aftësi kompetente në skicime, në programim të saktë, instalime dhe testime të sistemeve elektronike;
Të zotrojë në nivel shumë të mirë gjuhën Angleze dhe Italiane.
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese si verbale ashtu edhe në të shkruar.
Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe ndërveprimi me të tjerët.
Çfarë ofrojmë
Paketë kompensimi konkurruese e përcaktuar mbi bazën e përvojës dhe kompetencave profesionale;
Investim të vazhdueshëm në zhvillimin profesional, përmes trajnimeve të avancuara në standardet IPC dhe sistemet e menaxhimit të cilësisë si edhe mbështetje për certifikime ndërkombëtare;
Mundësi reale për zhvillim dhe avancim në karrierë brenda kompanisë;
Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues, me fokus në cilësi, inovacion dhe përmirësim të vazhdueshëm të proceseve;
Angazhim në projekte ndërkombëtare duke punuar sipas standardeve globale të industrisë së prodhimit elektronik.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Telekomunikacion · Tirane
Kompania Madcom është themeluar në tetor të vitit 2021 nga një skuader profesionistësh me eksperiencë të gjatë e të suksesshme në fushën e shërbimeve fix’e.
MISIONI I MADCOM
Misioni ynë është të jemi marka e preferuar e shërbimeve tona në çdo segment të tregut. Ne duam të tejkalojmë nevojat dhe pritshmëritë e të gjithë klientëve tanë duke ofruar shërbime të besueshme dhe mbështetje në cdo kohe për klientët. Kjo do të thotë gjithashtu se ne duam të ofrojmë lidhje me cilësi të lartë dhe shkallë të plotë të zgjidhjeve të internetit për të gjithë klientët tanë duke përfshirë teknologji të ndjeshme dhe me kosto efektive.