
Start-Up Ventures sha
Kërkojmë një Agjent/e Shitjesh ambicioz/e dhe të orientuar drejt rezultateve, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për zhvillimin e shitjeve, zgjerimin e portofolit të klientëve dhe menaxhimin e marrëdhënieve me bizneset HORECA.
Hartimi dhe zbatimi i strategjisë së shitjeve për OZZO
Identifikimi i klientëve të rinj dhe zhvillimi i tregut në sektorin HORECA
Menaxhimi i procesit të shitjes, nga identifikimi i klientit deri në finalizimin e kontratës
Organizimi dhe realizimi i takimeve me klientë potencialë dhe prezantimi i platformës OZZO
Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët
Menaxhimi dhe ndjekja e pipeline-it të shitjeve dhe objektivave mujore
Përgatitja e raporteve periodike mbi performancën dhe rezultatet e shitjeve
Mbledhja e feedback-ut nga klientët dhe bashkëpunimi me ekipin për përmirësimin e produktit dhe shërbimit
Në varësi të strukturës së ekipit, koordinimi dhe menaxhimi i agjentëve të shitjeve në terren
Minimumi 2–3 vite eksperiencë në shitje, preferohet në role B2B
Eksperienca në sektorin HORECA përbën avantazh të rëndësishëm
Aftësi të shkëlqyera në komunikim, prezantim dhe negocim
Aftësi të forta në mbylljen e shitjeve dhe ndërtimin e marrëdhënieve me klientët
Orientim i fortë drejt objektivave dhe rezultateve
Aftësi organizative dhe menaxhim shumë i mirë i kohë
Proaktivitet, energji dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur
Patentë drejtimi dhe gatishmëri për punë në terren përbëjnë avantazh
Pagë konkurruese + bonus/komision mbi performancën
Objektiva të qarta dhe mundësi për të rritur të ardhurat bazuar në rezultate
Trajnim dhe mbështetje për produktin dhe procesin e shitjeve
Mundësi për të zhvilluar dhe menaxhuar një portofol të gjerë klientësh
Mundësi zhvillimi profesional në një kompani dhe produkt teknologjik në rritje
Ambient dinamik dhe fokus te rezultatet
Nëse ke eksperiencë në shitje, njeh mirë tregun HORECA dhe ke aftësinë për të kthyer kontaktet në klientë, duam të të kemi pjesë të ekipit OZZO.

Tirane