Magazinieri është përgjegjës për marrjen, sistemimin, ruajtjen, kontrollin dhe shpërndarjen e mallrave në magazinë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
• Pranon mallrat nga furnitorët dhe kontrollon sasinë, artikujt dhe dokumentacionin shoqërues.
• Kontrollon gjendjen fizike të produkteve gjatë pranimit.
• Sistemimin dhe vendosjen e produkteve në vendet përkatëse në magazinë.
• Përgatit porositë për klientët/depot sipas dokumentacionit të shitjes.
• Mban magazinën të organizuar dhe të sigurt.
• Kryen kontrolle periodike të gjendjes fizike të stokut.
• Evidenton diferencat, dëmtimet, mungesat apo tepricat dhe i raporton te përgjegjësi.
• Kontrollon datat e skadencës dhe seritë e produkteve.
Kualifikimet:
• Eksperiencë e mëparshme në magazinë përbën avantazh.
• Përgjegjshmëri dhe korrektësi në administrimin e stokut.
• Aftësi për të punuar në ekip.
• Përpikëri në kontrollin e sasive dhe dokumentacionit.
• Gatishmëri për punë fizike dhe menaxhim të ngarkesave.

Shendet · Tirane
Medicamenta eshte nje kompani e specializuar ne distribucionin e materialeve mjekesore, aparatura, medikamente, produkte lidhur me mjekesine estetike si dhe produkte dermo-kozmetike.