Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Recepsioniste/Asistente Administrative.
Pritja dhe orientimi i vizitoreve, klienteve, partnereve dhe furnitoreve.
Menaxhimi i telefonatave, korrespondences, postes dhe dergesave.
Organizimi i takimeve, sallave dhe kalendarit te vizitave.
Koordinimi me HR per hyrjet/daljet e stafit dhe mbeshtetje ne detyra administrative.
Organizimi i udhetimeve te stafit: bileta, hotele dhe transferta.
Organizimi i drekave, darkave dhe takimeve te punes.
Koordinimi i pritjes dhe akomodimit te vizitoreve te kompanise.
Mbajtja e kontakteve me furnitore dhe ofrues sherbimesh.
Mbështetje ne organizimin e eventeve, trajnimeve dhe aktiviteteve te kompanise.
Kryerja e detyrave te tjera administrative sipas nevojes.
Komunikim shume i mire dhe paraqitje profesionale.
Aftesi te forta organizative dhe menaxhim i disa detyrave njekohesisht.
Korrektesi, diskrecion dhe kujdes me informacionin konfidencial.
Njohuri te mira te Microsoft Office/Outlook.
Anglishtja dhe italishtja perbejne avantazh.

Burime Njerezore · Tirane
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.
Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse.
Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës.
Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë.
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.