Account Manager (Junior) – Allbookers
Kompania: InterMedia SHPK
InterMedia SHPK kërkon një Account Manager (Junior) për platformën Allbookers, e cila ndihmon bizneset të menaxhojnë rezervimet dhe prezencën e tyre online. Pozicioni është i përshtatshëm për kandidate (vajza) pa eksperiencë që duan të zhvillohen në marketing dhe komunikim me klientët. Kandidatja e përzgjedhur do të ndjekë një trajnim deri në 1 muaj për t’u njohur me platformën dhe proceset e punës, me mundësi punësimi pas përfundimit të trajnimit sipas performancës. Kërkohen njohuri bazë në Microsoft Office, njohuri të gjuhës angleze, aftësi të mira komunikimi dhe motivim për zhvillim profesional. Ofrohet ambient pune profesional, mundësi zhvillimi dhe pagesë konkurruese.

Zhvillim Software & Marketing · Tirane
InterMedia Shpk filloi me pasion në vitin 2006 si agjencia e parë e marketingut digjital e fokusuar në rritjen e industrisë së turizmit në Shqipëri, duke promovuar Shqipërinë si një destinacion të ri në tregun global të turizmit. Qëllimi ynë është ndihma ndaj pronarëve të hoteleve në përdorimin e platformave globale të agjencive turistike online (OTA), përfshirë allbookers.com , booking.com, duke integruar softuerin tonë menaxhues, BookersDesk.com .