
FED invest
NJOFTIM PUNËSIMI
SHKK FED invest, institucion me aktivitet të suksesshëm 34 vjeçar në financat rurale, shpall konkurimin për vend të lirë pune, në pozicionin:
“Arkëtar”
Dega Ura Vajgurore
Detyra dhe Pergjegjësitë:
Kryen veprimet me arkën e degës.
Administron dokumentacionin kontabël dhe mbështetës të degës.
Mban përgjegjësi për arkivimin e dokumentacionit të degës.
Kriteret e përzgjedhjes:
1. Arsim i lartë për ekonomi.
2. Eksperiencë profesionale 2 - 3 vjeçare.
3. Te jetë banues i rrethit për të cilin aplikon.
4. Të njohë programet bazë të punës në kompjuter.
5. Te ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
Paga dhe kushtet e punës janë konkurruese.
Të interesuarit duhet të paraqesin, pranë SHKK FED invest, Departamenti i Burimeve Njerëzore, në adresën e e-mailit: [email protected], dokumentat e mëposhtme:
- CV në gjuhën Shqipe.
Aplikimet pranohen deri më datë 07.10.2026.
Vetëm aplikantët fitues nga seleksionimi i CV- ve, do të njoftohen për fazat e mëtejshme të konkurimit.

Financë/Bankë · Tirane
FED invest është institucioni i parë i mikrofinancës në Shqipëri. FED invest përfaqëson organizatën kooperativë financiare më e madhe në vend me 9.2 Miliardë Lekë Total Asetesh, një Portofol Kredie mbi 7.4 Miliardë Lekë dhe Total Depozitash mbi 6 Miliardë Lekë. Me mbi 105 mijë anëtarë të shërbyer nëpërmjet 54 degëve në të gjithë vendin FED invest mbulon mbi 3 000 fshatra anembanë vendit.
Si lider në ofrimin e zgjidhjeve financiare të përballueshme për të gjithë fermerët, FED invest ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin social-ekonomik të Shqipërisë, me mbi 300 000 kredi dhe gjysmë miliard euro të injektuara në ekonomi përgjatë 34 viteve aktivitet.