PronatyraMD, Shoqëri që operon dhe drejton me sukses që prej vitit 2005 rrjetin e shitjeve ushqimore me pakicë, po kërkon:
POZICIONI: Menaxher Marketi
DEPARTAMENTI: Operacional
VENDNDODHJA: Tiranë
RAPORTON TE: Drejtori i Rrjetit
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
Përgjegjës për administrimin ditor të marketit dhe operimin në përputhje me standartet, rregulloret dhe procedurat e Shoqërisë.
Përgjegjës për koordinimin dhe menaxhimin e shërbimit që i ofrohet klientëve nga stafi i marketit.
Krijon, zhvillon, dhe mirëmban marrdhënie të shkëlqyera me klientët.
Përgjegjës për rritjen e shitjeve ditore, realizimin e objektivave të shitjes mujore të marketit, dhe implementimin e fushatave të shitjes të shoqërisë me qëllim maksimizimin e shitjeve.
Kontrollon dhe siguron mbajtjen e Marzhit të Marketit, në përputhje me objektivat e Shoqërisë.
Përgjegjës për të siguruar që asortimenti në të gjitha repartet e marketit është gjithnjë i plotësuar dhe në cilësinë e duhur.
Menaxhon marrëdhëniet me furnitorët dhe garanton që furnizimet merren në kohë dhe në sasinë dhe cilësinë e duhur Përgjegjës për mbajtjen nën kontroll të skadencave dhe dëmeve të asortimentit.
Përgjegjës për ndjekjen e Procedurës në rast Kontestimi dhe Reklamimi.
Përgjegjës për kryerjen rregullisht të inventarit të marketit. Siguron optimizim të gjëndjes të stokut në market dhe magazinë.
Përgjegjës për menaxhimin e stafit të marketit, planifikimin dhe organizimin e punës, si dhe performancën dhe sjelljen e stafit në punë.
Përgjegjës të garantojë që marketi operon në përputhje me të gjitha kërkesat ligjore të sigurisë në punë dhe ato higjeno-sanitare .
PROFILI I KANDIDATIT:
Diplomë universiteti (preferohet nga Fakulteti Ekonomik).
Te paktën 3 vjet eksperiencë në shitje dhe shërbim klienti. Preferohet përvojë në dyqan/market.
Aftësi në menaxhim të marrdhënieve dhe aftësi negociuese.
Aftësi të udhëheqë, drejtojë, menaxhojë dhe motivojë.
Aftësi të shkëlqyera komunikimi me gojë dhe me shkrim.
Njohuri në nivel mesatar të gjuhës Italiane dhe Angleze.
I/e aftë të punojë në mënyrë efektive si pjesë e ekipit.
I/e aftë të organizojë dhe të kordinojë punën, si dhe të përcaktojë përparësitë.
I/e përkushtuar ndaj standartit të shërbimit të klientit.
Njohuri shumë të mira të paketës Office.
NE OFROJMË:
Kushte shumë të mira pune.
Mundësi për tu zhvilluar brenda rrjetit të marketeve tona.
Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.

Tirane
Pronatyra Treg ka filluar aktivitetin në vitin 2005, duke u zgjeruar në të gjithë Tiranën si dhe në qytetin e Durrësit, ku sot numërojmë plot 12 njësi shitje. Prej 20 vitesh dallohemi në tregun lokal për sigurinë maksimale që u ofrojmë klientëve dhe përkujdesjen e veçantë ndaj shërbimit. Që në hapat e para prioritet i vendosëm kujdesit të veçantë për klientin dhe lidhjes së ngushtë me natyrën. Bashkëpunimi me marka të rëndësishme Italiane si dhe kujdesi i veçantë për të sjellë produkte të sigurta dhe cilësore ka qënë gjithmonë prioriteti ynë kryesor.
Të përmirësojmë jetën e familjeve shqiptare, duke sjellë çmime të lira çdo ditë.