Master IT, kompani e specializuar në implementimin e Odoo ERP dhe transformimin dixhital të bizneseve, kërkon të zgjerojë ekipin me një Sales Representative, i/e fokusuar në shitjen e zgjidhjeve software dhe ERP.
Eksperiencë 1–3 vite në shitje, preferohet në software, ERP, IT ose shërbime B2B.
• Njohuri shumë të mira të metodologjive dhe ciklit të shitjes,
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi dhe negocimi.
• Aftësi për të kuptuar proceset dhe nevojat e një biznesi
• Aftësi për studim dhe analizë tregu, identifikimin e sektorëve potencialë.
• Eksperiencë në prospecting, lead generation dhe follow-up me klientët potencialë.
• Orientim drejt objektivave dhe rezultateve,
• Njohuri të mira të gjuhës angleze.
• Njohja paraprake e Odoo ERP ose sistemeve të tjera ERP/CRM përbën avantazh.
Përgjegjësitë kryesore:
• Identifikimi dhe kontaktimi i klientëve të rinj potencialë.
• Analizimi i tregut dhe krijimi i një pipeline-i të vazhdueshëm shitjesh.
• Organizimi i takimeve me klientët dhe identifikimi i nevojave të tyre.
• Prezantimi i Odoo ERP dhe zgjidhjeve të ofruara nga Master IT.
• Përgatitja dhe ndjekja e ofertave komerciale.
• Negocimi dhe ndjekja e procesit deri në finalizimin e marrëveshjes.
• Mirëmbajtja e marrëdhënieve profesionale me klientët dhe identifikimi i mundësive të reja për bashkëpunim.
• Bashkëpunimi me ekipin e Business Analysis dhe Project Management për të siguruar që zgjidhja e propozuar përputhet me kërkesat e klientit.
E detyrueshme perdorimi i makines.
Profili që kërkojmë
Kërkojmë një person proaktiv, të organizuar, bindës dhe të orientuar drejt rezultateve, i cili di të ndërtojë marrëdhënie profesionale dhe të zhvillojë shitje konsulente (consultative selling) me biznese.
Nëse ke eksperiencë në shitje B2B dhe dëshiron të zhvillosh karrierën në sektorin e ERP & Business Technology, mirëpresim aplikimin tënd.
Aftësitë
përvojë në fushën përkatëseaftësi të mira komunikimipuna në ekip
Përfitimet
Bonuse
Karburant
Afati përfundon
38
Tetor 29, 2026
Rreth Master IT
Master IT
Teknologji informacioni · Tirane
Master IT, kompani lider në implementimin e zgjidhjeve ERP dhe partner zyrtar i Odoo në Shqipëri.