Sterilizimi dhe përgatitja e pajisjeve dentare:
Siguron që të gjitha instrumentet të jenë të pastruara, të sterilizuara dhe të gatshme për përdorim në çdo seancë.
Asistimi i dentistit gjatë trajtimeve:
I jep dentistit instrumentet e nevojshme dhe ndihmon gjatë procedurave dentare për të siguruar rrjedhë të qetë të punës.
Përkujdesja për pacientët:
Mirëpret pacientët, i udhëzon për procedurat dhe kujdeset për rehatinë e tyre para, gjatë dhe pas trajtimit.
Mbajtja e evidencës mjekësore:
Regjistron të dhënat e pacientëve, përditëson dosjet mjekësore dhe cakton takime.
Kualifikimet
Njohuri bazë në higjienën dhe sterilizimin dentar.
Aftësi komunikuese dhe organizative.
Eksperiencë në një klinikë dentare.
Njohuri bazë kompjuterike për menaxhimin e dosjeve të pacientëve dhe programimeve.
Njohuri te nje gjuhe te huaj: Italisht/ Anglisht

Mjekësore dhe Shëndetësore · Tirane
Health Medical Center, një klinikë kryesore dentare dhe estetike, e vendosur në zemër të Tiranës, Shqipëri. Ne specializohemi në ofrimin e trajtimeve cilësore dhe të përballueshme për pacientë nga e gjithë bota, duke kombinuar kujdesin ekspert me një qasje të personalizuar dhe të përqendruar te pacienti.
Klinika jonë ofron teknologjinë dhe estetikën më të fundit dentare, me një ekip specialistësh të trajnuar ndërkombëtarisht, të përkushtuar për të dhënë rezultate të jashtëzakonshme. Qoftë që kërkoni implante dentare, stomatologji kozmetike apo një rimodelim të plotë të buzëqeshjes, ne e përshtatim çdo trajtim sipas nevojave tuaja individuale.