Master IT kërkon të zgjerojë ekipin me një Project Leader, përgjegjës për drejtimin dhe menaxhimin e projekteve të implementimit ERP, nga nisja deri në Go-Live dhe mbylljen e suksesshme të projektit.
Kërkesat e detyrueshme
• Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e projekteve 3-5 vite.
• Eksperiencë konkrete në planifikimin, koordinimin dhe përfundimin e projekteve me afate dhe objektiva të përcaktuara.
• Diplomë universitare në Administrim Biznesi ose Financë.
• Njohuri shumë të mira praktike në procese biznesi dhe/ose financë/kontabilitet.
• Aftësi shumë të mira në menaxhimin e afateve, prioriteteve, burimeve dhe riskut të projektit.
• Aftësi për të drejtuar ekipin, për të deleguar dhe për të kërkuar realizimin e detyrave brenda afateve.
• Komunikim dhe aftësi shumë të mira në menaxhimin e marrëdhënieve me klientët.
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
• Eksperienca me ERP/Odoo ose projekte të implementimit software përbën avantazh të rëndësishëm.
Përgjegjësitë kryesore
• Planifikimi dhe drejtimi i projekteve të implementimit ERP.
• Koordinimi i Business Analysts, Developers dhe palëve të përfshira në projekt.
• Monitorimi i vazhdueshëm i progresit, afateve dhe deliverables.
• Menaxhimi i komunikimit, kërkesave dhe prioriteteve me klientin.
• Identifikimi dhe adresimi në kohë i problematikave dhe vonesave.
• Sigurimi që projekti arrin Go-Live dhe mbyllet sipas objektivave dhe afateve të përcaktuara.
Kërkojmë një profil kërkues, të strukturuar, me aftësi drejtuese dhe shumë të orientuar drejt rezultateve, afateve dhe përfundimit të projekteve.
Aftësitë
përvojë në fushën përkatëseaftësi të mira komunikimipuna në ekip
Afati përfundon
27
Tetor 29, 2026
Rreth Master IT
Master IT
Teknologji informacioni · Tirane
Master IT, kompani lider në implementimin e zgjidhjeve ERP dhe partner zyrtar i Odoo në Shqipëri.