
EPPC
EPPC Albania në emër të klientit të saj, një kompani që operon në sektorin e distribucionit të produkteve FMCG dhe menaxhon një portofol markash vendase e ndërkombëtare në kategoritë e pijeve alkoolike, birrave dhe pijeve freskuese, po rekruton një Key Account Manager.
Përgjegjësitë Kryesore:
Kontribuon në zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë tregtare për klientët kryesorë, me fokus në rritjen afatgjatë të shitjeve, fitueshmërisë dhe portofolit të markave;
Menaxhon marrëdhëniet me klientët strategjikë dhe rrjetet kryesore retail, duke identifikuar mundësi për zhvillimin e biznesit;
Negocion kushtet tregtare, çmimet, asortimentin dhe aktivitetet promocionale;
Harton dhe zbaton plane vjetore për secilin klient, me objektiva për shitjet, fitueshmërinë, shpërndarjen dhe prezencën e produkteve në pikat e shitjes;
Analizon performancën e shitjeve, të dhënat e tregut, stokun dhe aktivitetin e konkurrencës, duke propozuar veprime korigjuese kur është e nevojshme;
Ndjek fitueshmërinë e çdo klienti, efektivitetin e çmimeve, zbritjeve dhe investimeve promocionale;
Drejton dhe zhvillon ekipin në varësi, duke përcaktuar objektivat, koordinuar punën dhe monitoruar performancën;
Koordinon me ekipet e shitjes dhe Trade Marketing zbatimin e marrëveshjeve dhe promocioneve, duke kryer vizita në pikat e shitjes për të verifikuar realizimin e tyre;
Përgatit parashikimet e kërkesës (forecast) dhe ndjek buxhetin tregtar dhe pagesat e klientëve;
Viziton pikat e shitjes për të vlerësuar prezencën e produkteve dhe zbatimin e marrëveshjeve tregtare.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
Diplomë Universitare në Biznes, Ekonomik, Marketing, Financë;
Përvojë e konsoliduar në role senior në shitje FMCG ose Key Account Management, veçanërisht në Modern Trade; preferohen edhe profile nga Buying ose Category Management në retail;
Përvojë e drejtpërdrejtë në negociata tregtare dhe menaxhimin e klientëve të rëndësishëm;
Aftësi të forta në analizën e shitjeve dhe fitueshmërisë, për të orientuar planifikimin dhe vendimmarrjen tregtare;
Aftësi të forta komunikimi, negocimi dhe bashkëpunimi me ekipet e brendshme dhe klientët;
Njohuri shumë të mira të Excel-it dhe mjeteve të raportimit;
Zotërimi I gjuhës Angleze & patentës të klasit B aktive.

Konsulence dhe Rekrutim · Tirane
ep & partners consultancy (EPPC) ltd. u themelua në Prill të vitit 2009 në Tiranë, Shqipëri. EPPC u krijua me qëllim të mbështesë kompanitë që operojnë në Shqipëri dhe në Kosovë në zhvillimin e stafit të tyre dhe për të lehtësuar shërbimet e burimeve njerëzore. Ne jemi tashmë kompania lider e burimeve njerëzore në rajon.
Aktiviteti i EPPC mbulon 4 pilarë kryesorë në fushën e: trajnimit dhe zhvillimit të stafit; kërkimit dhe seleksionimit; konsulencës dhe sondazhit të pagave dhe stafit me qira. Me një strukturë solide të shtrirë në 4 departamente kryesore konsulentët tanë ofrojnë zgjidhje të personalizuara me fokus nëvojën e klientit.