Sisteme Ngrohje Blloshmi kërkon të punësojë Ekonomist/e me eksperiencë, për t’iu bashkuar stafit tonë.
Kërkojmë një person serioz, të përgjegjshëm dhe të organizuar, me eksperiencë në financë dhe kontabilitet, i aftë për të menaxhuar me korrektësi dokumentacionin financiar dhe proceset e përditshme të kompanisë.
Kërkesat kryesore:
Eksperiencë pune si ekonomiste ose kontabiliste
Njohuri të mira në financë dhe kontabilitet
Përgatitje dhe kontroll të faturave, pagesave dhe dokumentacionit financiar
Njohuri të mira të Excel-it dhe programeve të kontabilitetit
Aftësi për të ndjekur detyrimet ndaj klientëve dhe furnitorëve
Përgjegjshmëri, korrektësi dhe konfidencialitet
Aftësi të mira organizative dhe komunikimi

Instalime dhe mirëmbajtje · Tirane
Sisteme Ngrohje Blloshmi ofron zgjidhje profesionale për ngrohje, ftohje dhe sisteme hidraulike, duke përfshirë tregtimin, projektimin dhe montimin e pajisjeve për banesa, biznese dhe objekte të mëdha. Fokusimi ynë është te cilësia, eficienca dhe zgjidhjet moderne për çdo ambient.