
LUFRA FOODS
Kontrollon cilësinë e lëndëve të para, materialeve ndihmëse dhe produkteve gjatë gjithë procesit të prodhimit.
Kryen inspektime dhe monitorime të vazhdueshme në linjat e prodhimit për të siguruar respektimin e standardeve të cilësisë.
Identifikon dhe raporton mospërputhjet, duke propozuar masa korrigjuese dhe parandaluese.
Verifikon zbatimin e procedurave të higjienës, sigurisë ushqimore dhe standardeve të kompanisë.
Merr pjesë në marrjen e mostrave dhe kontrollin e parametrave të cilësisë sipas planit të monitorimit.
Plotëson dokumentacionin e kontrollit të cilësisë dhe përgatit raportet përkatëse.
Bashkëpunon me Teknologun Ushqimor, Laboratorin dhe departamentin e Prodhimit për zgjidhjen e problematikave që lidhen me cilësinë.
Siguron zbatimin e standardeve HACCP, GMP dhe procedurave të brendshme të cilësisë.
Diplomë në Teknologji Ushqimore, Kimi, Biologji ose një fushë të ngjashme (preferohet).
Përvojë pune në kontrollin e cilësisë në industrinë ushqimore përbën avantazh.
Njohuri mbi standardet HACCP, ISO 22000 dhe praktikat e mira të prodhimit.
Aftësi të mira analitike, vëmendje ndaj detajeve dhe përgjegjësi profesionale.
Aftësi për të punuar në ekip dhe për të komunikuar në mënyrë efektive.
Njohuri bazë të programeve të paketës Microsoft Office.
Pagë konkurruese dhe vlerësim sipas performancës.
Ambient pune profesional dhe dinamik.
Trajnime dhe mundësi zhvillimi profesional.
Kontratë të rregullt pune dhe mundësi për zhvillim afatgjatë në kompani.

Prodhim · Tirane
LUFRA FOODS
“Lufra Foods” është një grup i shoqërive "ADG" shpk dhe "Dukat Water" shpk i cili kryen aktivitetin e tij në fushën e industrisë ushqimore, duke prodhuar dhe shpërndarë produktet cilësore të cilët mbajnë markat shumë të suksesshme si: “Lufra”, “Tido”, “Tradita”, “Beneta” dhe uji “Dukat Water”.
Ne jemi gjithashtu distributor ekskluziv i markave të njohura rajonale dhe ndërkombëtare si: “Cremona”, “Bonizzi”, “Jaffa”, “Nõm”, “Bylmeti”, birra “Estrella DAMM”, “Haymans”, “Komos Tequila”, “The London Essence” e shume te tjera.
Shoqëria jonë ofron kushte shumë të mira pune, një ambjent zhvillues në fushën profesionale nëpërmjet dinamikave të shumëllojshme të punës e stafit mbështetës si dhe një pagë konkurruese në treg.