
HR Studio
HR Studio është në kërkim të një Teknik Aplikimi dhe Kontrolli Cilësie për një nga kompanitë partnere në sektorin e prodhimit.
Kërkojmë një person të përgjegjshëm, të saktë dhe të vëmendshëm ndaj detajeve, i cili do të angazhohet në proceset e aplikimit të materialeve dhe kontrollit të cilësisë së produktit.
Përgjegjësitë kryesore:
• Kryerja e proceseve të aplikimit të materialeve ose produkteve sipas procedurave dhe standardeve të përcaktuara;
• Kontrolli vizual i produkteve gjatë dhe pas procesit të aplikimit;
• Identifikimi dhe raportimi i parregullsive, defekteve apo problematikave të konstatuara;
• Vizita në terren pranë klientëve për verifikimin dhe identifikimin e problematikave;
• Bashkëpunimi me ekipet përkatëse për adresimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike;
• Respektimi i procedurave të punës, standardeve të cilësisë dhe sigurisë.
Kërkesat për pozicionin:
• Preferohet eksperiencë e mëparshme në industri prodhimi ose eksperiencë në ndertim me patinime, lyerje me boje , shtrim pllakash;
• Saktësi dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve;
• Aftësi për të kuptuar dhe ndjekur procedura teknike;
• Përgjegjshmëri dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
• Gatishmëri për vizita në terren pranë klientëve;
• Gatishmëri për të punuar me turne.
Çfarë ofrojmë:
• Pagë konkurruese dhe kushte të mira pune;
• Ambient pune profesional dhe bashkëpunues;
• Stabilitet dhe punësim afatgjatë;
• Mundësi për zhvillim profesional dhe rritje brenda kompanisë

Burime Njerezore · Tirane