Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Menaxher/e Marketi Golem.
Menaxhimi dhe supervizimi i operacioneve të përditshme të dyqanit, përfshirë hapjen dhe mbylljen.
Sigurimi i sistemimit, ekspozimit dhe disponueshmërisë së produkteve sipas standardeve të kompanisë dhe planit të marketingut.
Ndjekja e porosive, furnizimeve, stokut, inventarit dhe kontrollit të produkteve.
Kontrolli i çmimeve, datave të skadencës, produkteve të dëmtuara dhe standardeve të departamentit Fresh.
Përgjegjësi për Cash-in, kasat dhe lëvizjet financiare të dyqanit.
Garantimi i një shërbimi të shkëlqyer ndaj klientit dhe marrja e masave për zgjidhjen e problematikave.
Menaxhimi dhe supervizimi i stafit, organizimi i turneve dhe orareve të punës, si dhe bashkëpunimi me HR për rekrutimin.
Garantimi i respektimit të standardeve të sigurisë, pastërtisë, uniformës dhe rregullave të punës.
Bashkëpunimi me departamentet e HR, IT, Marketing, Financë dhe Blerje për mbarëvajtjen e operacioneve.
Monitorimi i performancës së dyqanit dhe ndërmarrja e veprimeve për arritjen e targeteve të shitjeve, kostove dhe humbjeve.
Raportimi i problematikave dhe rezultateve tek Menaxheri Rajonal/Operacionale.
Diplomë universitare, preferohet në Administrim Biznesi ose Ekonomi.
Minimumi 5 vite eksperiencë në pozicione drejtuese në retail.
Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Njohuri shumë të mira të Microsoft Office.
Eksperiencë në menaxhim stafi, menaxhim dyqani dhe shitje.
Aftësi të forta drejtuese, organizative dhe vendimmarrëse.
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe menaxhimi të njerëzve.
Orientim i fortë drejt rezultateve dhe objektivave.

Burime Njerezore · Tirane
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.
Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse.
Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës.
Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë.
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.