Recruit Albania Group po zgjeron ekipin dhe është në kërkim të një Specialist/e Shitjesh Online, me aftësi të mira komunikimi, energji dhe orientim të fortë drejt rezultateve.
Nëse je një person komunikues, bindës dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën në fushën e shitjeve dhe ke eksperience ne shitje sherbimesh kjo është mundësia për t’u bërë pjesë e ekipit tonë.
Si Specialist/e Shitjesh Online, do të jesh përgjegjës për komunikimin me klientët, prezantimin e shërbimeve të kompanisë dhe zhvillimin e mundësive të reja të shitjes përmes kanaleve online dhe telefonike.
Komunikimi me klientët potencialë dhe ekzistues.
Kontaktimi dhe ndjekja e klientëve përmes telefonit dhe kanaleve online.
Prezantimi profesional i produkteve dhe shërbimeve të kompanisë.
Identifikimi i nevojave të klientëve dhe ofrimi i zgjidhjeve të përshtatshme.
Ndjekja e procesit të shitjes nga kontakti i parë deri në finalizimin e bashkëpunimit.
Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët.
Realizimi i objektivave individuale dhe të ekipit.
Përditësimi i të dhënave dhe raportimi i rezultateve.
Kërkojmë një person që:
Ka aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi.
Është i/e orientuar drejt rezultateve dhe objektivave.
Ka aftësi për të bindur dhe krijuar marrëdhënie të mira me klientët.
Është i/e organizuar, korrekt/e dhe i/e përgjegjshëm/me.
Ka njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.
Ka dëshirë për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht.
Eksperienca e mëparshme në shitje, customer service, telemarketing ose shitje online përbën avantazh.
Ka eksperience me shume se 3 vite
Pagë të kënaqshme.
Ambient profesional dhe bashkëpunues.
Trajnim dhe mbështetje të vazhdueshme.
Mundësi reale për zhvillim profesional dhe rritje në karrierë.
Orar pune: 08:30 – 17:30, me 1 orë pushim dreke.
Fundjavë pushim.
Sepse besojmë se rezultatet e një kompanie ndërtohen nga njerëzit që e përfaqësojnë atë.
Nëse ke ambicie, aftësi të mira komunikimi dhe dëshirë për të arritur rezultate, duam të të njohim.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit.

Tirane
Recruit Albania Group është një nga kompanitë lider në tregun shqiptar të rekrutimit, e specializuar në sjelljen e punonjësve të huaj nga vende të ndryshme të botës (Amerika Latine, Asia, Afrika, Europa) për të plotësuar nevojat e bizneseve shqiptare në sektorë si: ndërtimi, industria, transporti & logjistika, hoteleri & turizëm, shëndetësia, bukuria & estetika, etj.
Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit tonë, jemi në kërkim të Rekrutuesve profesionistë që duan të bëhen pjesë e një ekipi dinamik dhe me vizion afatgjatë.