
ALKOS GROUP ALBANIA
Kategoria e punës: Prodhim
Pozicioni: Operator i Kualifikuar Prodhimi/Linjë Prodhimi
Raporton tek: Përgjegjësi i Prodhimit/Turnit
Shoqëria SO CART sh.p.k., pjesë e ALKOS Group, kompani prodhuese shqiptare me aktivitet kryesor transformimin e letrës celulozë në produkt përfundimtar për konsumatorin, kërkon të punësojë Operator të Kualifikuar Prodhimi/Makinerie për linjë prodhimi.
Rreth Rolit: Operatori i Linjës së Prodhimit Rreth Rolit: Operatori i Linjës së Prodhimit është përgjegjës për operimin dhe monitorimin e makinerive, duke siguruar një proces prodhimi efikas, të sigurt dhe në përputhje me standardet e cilësisë së SO CART. Roli kërkon vëmendje ndaj detajeve, njohuri bazë teknike dhe aftësi për të bashkëpunuar me ekipin gjatë turnit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
Kryen me përgjegjësi të plotë të gjitha proceset e ngarkuara në linjën e prodhimit, në përputhje me procedurat dhe objektivat e kompanisë.
Operon dhe monitoron makineritë e linjës së prodhimit për të siguruar funksionim optimal, cilësi të qëndrueshme dhe minimizim të ndërprerjeve.
Ndërmerr veprime të autorizuara nga Menaxheri i Prodhimit për ndryshimet e formatit dhe zbatimin e programeve të planifikuara të prodhimit.
Inspekton produktet gjatë procesit të prodhimit dhe siguron që produkti i përpunuar dhe i përfunduar të jetë në përputhje me specifikimet dhe parametrat e kërkuar.
Kujdeset dhe monitoron sistemet e sigurisë të instaluara në makineritë funksionale të linjës së prodhimit.
Identifikon dhe adreson në kohë defektet e pajisjeve ose problematikat e prodhimit, brenda kompetencave të tij.
Ndjek rregulloret e sigurimit teknik, higjienës dhe organizimit të hapësirës së prodhimit për të garantuar një ambient pune të sigurt.
Dokumenton saktë të dhënat e prodhimit, duke përfshirë sasitë, kohën, problematikat dhe ndërhyrjet e mirëmbajtjes.
Ndjek planin e prodhimit për të përmbushur objektivat ditore, javore dhe mujore.
Kryen detyra të tjera të lidhura me proceset e prodhimit, kur është e nevojshme.
Të ketë përfunduar arsimin e mesëm profesional për mekanikë ose studimet e larta për inxhinieri; kualifikimet teknike shtesë përbëjnë avantazh.
Përbën avantazh eksperienca në operimin e makinerive moderne automatike ose gjysmë-automatike, si dhe njohja e proceseve industriale të prodhimit.
Eksperienca në role të ngjashme, në industri prodhimi ose ambiente fabrike, përbën avantazh.
Njohuri mbi operimin e makinerive, proceset industriale, cilësinë dhe sigurinë në punë.
Aftësi organizative dhe përshtatje me ritmin e prodhimit.
Vëmendje ndaj detajeve dhe orientim drejt cilësisë.
Zbatim korrekt i rregullave të sigurisë dhe procedurave të brendshme.
Komunikim i mirë, bashkëpunim në ekip dhe përgjegjshmëri në punë.
KUSHTET E PUNËS
Punë në ambient fabrike/prodhimi.
Punë me turne, sipas grafikut javor dhe planit të prodhimit.
Fleksibilitet me oraret e punës.
Respektim i detyrueshëm i rregullave të sigurisë në punë dhe përdorimit të pajisjeve mbrojtëse.
Transport i garantuar nga kompania.
Të tjera
Të interesuarat mund të na kontaktojnë për më shumë detaje në 0697053354 ose të dërgojnë aplikimin e tyre, në: [email protected]
Mbrojtja e të Dhënave Personale
Alkos Group Albania përpunon të dhënat personale të aplikantëve në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si dhe me Udhëzimin Nr. 42, datë 22.07.2014, “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”.
Të dhënat personale të aplikantëve përfshijnë kryesisht informacionin e deklaruar në CV, letrat e motivimit, referencat dhe çdo dokument tjetër të dorëzuar gjatë procesit të aplikimit. Këto të dhëna përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, vlerësimi dhe përzgjedhjeje të kandidatëve. Duke aplikuar pranë Alkos Group Albania, aplikantët deklarojnë se janë në dijeni dhe pranojnë përpunimin e të dhënave të tyre personale sipas sa më sipër. Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë në çdo kohë: akses në të dhënat e tyre personale, korrigjimin ose përditësimin e tyre, fshirjen e të dhënave, kur është e aplikueshme sipas legjislacionit në fuqi. Për ushtrimin e këtyre të drejtave, aplikantët mund të kontaktojnë Departamentin e Burimeve Njerëzore në: [email protected]

Biznes dhe Menaxhim Strategjik · Tirane
ALKOS GROUP is one of the leading distribution companies in Albania whose foundation dates back to 2004, in Tirana. Importing, marketing and distributing products of world-leading brands is what ALKOS GROUP does best/is an expert on it. Through extensive efforts and hard work we have become the exclusive representative of several international brands for our home market. Within the last decade the group has steadily evolved and grown its presence in the market. We have expanded our geographical coverage and extended products’ range. We are present with our products in most households in Albania. We deliver on the increasing consumer demand for brands that improve and elevate the quality of their lives. It leads the way we conduct business and approach the market needs. Being strongly consumer oriented to us means uncompromised commitment to quality. We constantly analyze the market and consider consumers’ needs. New brands and products are added in our portfolio as we are always striving to meet those needs. ALKOS GROUP operates in diverse business areas with different brands and different demands, therefore customized strategies in terms of distribution, logistics and marketing are applied. We carefully select the brands we choose to introduce to the market. Then supports them by promoting and marketing them through well-organized distribution channels. Conducting business in a market that is dynamic we keep alert so to identify new trends but mostly to anticipate them and maintain our competitive advantage. Nowadays, the group operates in several companies and divisions under the same administration. We support our partners by promoting and marketing their brands leading to increased business and providing value adding services. We would like to be perceived by our partners as inseparable part of their success chain.