
Partner
Pozicioni: Menaxher Marketi
Orari i punës: Me turne, 8 orë në ditë
Orari i marketit: 07:00–22:00
Ditët e pushimit: 1 ditë pushimi në javë
Kërkojmë një Menaxher Marketi të përgjegjshëm dhe të organizuar, i cili do të kujdeset për menaxhimin e përditshëm të marketit, organizimin e stafit, kontrollin e produkteve dhe garantimin e funksionimit sa më efikas të aktivitetit.
Organizimi dhe mbikëqyrja e punës së përditshme të marketit.
Menaxhimi i stafit, organizimi i turneve dhe ndarja e detyrave.
Kontrolli i stokut, furnizimeve dhe datave të skadencës së produkteve.
Monitorimi i sistemimit të rafteve dhe prezantimit të produkteve.
Ndjekja e porosive dhe bashkëpunimi me furnitorët.
Kontrolli i arkës, shitjeve dhe dokumentacionit ditor.
Garantimi i pastërtisë, rregullit dhe respektimit të standardeve të higjienës.
Trajtimi i kërkesave dhe ankesave të klientëve.
Monitorimi i shitjeve dhe marrja e masave për përmirësimin e rezultateve.
Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e një marketi 1-3 vite
Aftësi të mira organizative dhe drejtuese.
Aftësi për të menaxhuar stafin dhe për të zgjidhur situata të ndryshme pune.
Përgjegjshmëri, korrektësi dhe përkushtim.
Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit dhe sistemeve të shitjes.
Gatishmëri për të punuar me turne dhe për të respektuar orarin e përcaktuar.

Burime Njerezore · Tirane
Partner.al është një kompani e cila ofron konsulencë në sektorin e shitjeve, përzgjedhje stafi për biznese në të gjithë Shqipërine & trajnime në të gjitha fushat e shitjes. Eksperienca shumë vjeçare e stafit të saj në sektorin e shitjeve dhe njohja shumë e mirë e tregut shqiptar dhe rajonal, përben një nga bazat kryesore mbi të cilat Partner.al do të mbështetet për të ofruar shërbimet e saj. Partner.al i ofron bizneseve mjetet e nevojshme në mënyrë që të shtojnë vlerën duke u fokusuar në rezultate, produktivitet, cilësi, & kënaqësinë e klientit.
Partner.al është e specializuar në rekrutime, përzgjedhje stafi, Partner.al Sh.p.k është themeluar në Tiranë, Shtator 2017.