
E-Business Solutions shpk
Kërkojmë një Full-Stack Developer me eksperiencë për të finalizuar zhvillimin dhe integrimin e një platforme ekzistuese.
Platforma ka frontend-in dhe backend-in të zhvilluar, por nevojitet rishikimi i kodit ekzistues, përfundimi i integrimit të API-ve dhe stabilizimi i funksionaliteteve.
Analizimi i kodit ekzistues dhe identifikimi i problematikave teknike.
Integrimi i API-ve dhe përmirësimi i komunikimit frontend–backend.
Rishikimi dhe përditësimi i funksionaliteteve ekzistuese.
Testimi dhe korrigjimi i gabimeve.
Verifikimi i integrimeve me shërbimet e jashtme.
Përgatitja e dokumentacionit teknik dhe mbështetja për deploy.
Teknologjitë e përdorura
Frontend: JavaScript/TypeScript, Next.js
Backend: JavaScript/TypeScript, NestJS
Database: PostgreSQL, TypeORM
Infrastruktura: Docker, Caddy, Contabo VPS
Autentikimi: JWT
Kërkesat
Eksperiencë e mëparshme me Next.js, React dhe NestJS.
Njohuri të mira në zhvillimin dhe integrimin e REST API-ve.
Eksperiencë me PostgreSQL, TypeORM dhe Docker.
Aftësi për të analizuar, mirëmbajtur dhe përmirësuar një kod ekzistues.
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të raportuar progresin.
Nëse ka punuar edhe në PHP përbën avantazh
Objektivi i projektit
Përfundimi i integrimeve dhe funksionaliteteve të mbetura, testimi i platformës dhe përgatitja e saj për përdorim të qëndrueshëm.

Teknologji informacioni · Tirane
E-Business Solutions sh.p.k. është një kompani që ofron zgjidhje dhe shërbime profesionale për bizneset, duke mbështetur zhvillimin, modernizimin dhe përmirësimin e proceseve të punës. Përmes fokusit te cilësia, inovacioni dhe kënaqësia e klientit, kompania synon të krijojë vlerë dhe të ndërtojë marrëdhënie të qëndrueshme me klientët dhe partnerët e saj.