
Partner
Kërkojmë një Supervizor/e Shitjesh në Terren me aftësi të forta drejtuese, për të menaxhuar ekipin e shitjeve dhe për të siguruar arritjen e objektivave të biznesit.
Drejtimi, organizimi dhe supervizimi i ekipit të shitjeve në terren.
Vendosja dhe ndjekja e objektivave të shitjeve.
Monitorimi i performancës së stafit dhe analizimi i rezultateve.
Zhvillimi i strategjive për rritjen e shitjeve dhe zgjerimin e klientelës.
Trajnimi, motivimi dhe mbështetja e ekipit.
Ndjekja e marrëdhënieve me klientët dhe identifikimi i mundësive të reja të biznesit.
Raportimi i rezultateve dhe propozimi i masave për përmirësimin e performancës.
Eksperiencë e konsiderueshme në shitje dhe menaxhim ekipi.
Aftësi shumë të mira drejtuese, organizative dhe komunikuese.
Aftësi për të negociuar dhe për të arritur objektiva konkrete.
Orientim i fortë drejt rezultateve dhe performancës.
Iniciativë, përgjegjshmëri dhe aftësi për të marrë vendime.
Pagë bazë: 150,000 lekë + përqindje mbi rezultatet.
Pozicion drejtues me përgjegjësi për ekipin dhe objektivat e shitjeve.

Burime Njerezore · Tirane
Partner.al është një kompani e cila ofron konsulencë në sektorin e shitjeve, përzgjedhje stafi për biznese në të gjithë Shqipërine & trajnime në të gjitha fushat e shitjes. Eksperienca shumë vjeçare e stafit të saj në sektorin e shitjeve dhe njohja shumë e mirë e tregut shqiptar dhe rajonal, përben një nga bazat kryesore mbi të cilat Partner.al do të mbështetet për të ofruar shërbimet e saj. Partner.al i ofron bizneseve mjetet e nevojshme në mënyrë që të shtojnë vlerën duke u fokusuar në rezultate, produktivitet, cilësi, & kënaqësinë e klientit.
Partner.al është e specializuar në rekrutime, përzgjedhje stafi, Partner.al Sh.p.k është themeluar në Tiranë, Shtator 2017.