
HR Studio
HR Studio është në kërkim të një Mekaniku Automjetesh me eksperiencë, për një nga kompanitë partnere
Përgjegjësitë kryesore:
Diagnostikimi dhe riparimi i defekteve mekanike të automjeteve.
Kryerja e shërbimeve periodike dhe mirëmbajtjes së automjeteve.
Kontrolli dhe riparimi i motorëve, sistemeve të frenimit, transmisionit dhe amortizimit.
Identifikimi dhe zëvendësimi i pjesëve të dëmtuara.
Sigurimi i cilësisë së shërbimeve dhe respektimi i standardeve teknike.
Kualifikimet dhe kërkesat:
Eksperiencë e mëparshme pune si Mekanik Automjetesh.
Njohuri të mira të sistemeve mekanike të automjeteve.
Aftësi për diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike.
Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
Arsimi profesional në fushën e mekanikës përbën avantazh.
Çfarë ofrohet:
Pagë konkurruese, në varësi të eksperiencës.
Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
Mundësi zhvillimi profesional.

Burime Njerezore · Tirane