
HR Studio
HR Studio është në kërkim të një Specialisteje Finance në Prokurime, në Tiranë.
Kërkojmë një profesioniste të organizuar, të kujdesshme me shifrat dhe me aftësi për të ndjekur dokumentacionin financiar të blerjeve, duke bashkëpunuar me furnitorët dhe ekipet e brendshme.
Detyrat kryesore:
· Kontrollon faturat e blerjeve dhe përputhjen e tyre me porositë, kontratat dhe dokumentet e pranimit të mallrave.
· Regjistron dhe administron dokumentacionin financiar të prokurimeve në sistemin e kompanisë.
· Rakordon llogaritë me furnitorët dhe ndjek detyrimet e afatet e pagesave.
· Përgatit dokumentacionin për pagesat, sipas procedurave të miratimit.
· Ndjek kostot e blerjeve dhe përgatit raporte mbi shpenzimet dhe diferencat ndaj buxhetit.
· Bashkëpunon me departamentet e prokurimit, financës dhe magazinës për saktësinë e të dhënave.
· Identifikon mospërputhjet në dokumentacion dhe ndjek zgjidhjen e tyre.
Kualifikimet dhe aftësitë:
· Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fushë të ngjashme.
· Eksperiencë e mëparshme në financë ose kontabilitet; përvoja me blerjet dhe furnitorët përbën avantazh.
· Njohuri të mira të Excel-it dhe programeve financiare.
· Aftësi analitike, saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
· Aftësi të mira organizimi, komunikimi dhe bashkëpunimi.
· Përgjegjshmëri në respektimin e afateve dhe ruajtjen e konfidencialitetit.

Burime Njerezore · Tirane