
EPPC
EPPC Albania, në emër të klientit të saj, një kompani ndërkombëtare prodhuese që operon në sektorin e elektronikës, po rekruton një Përgjegjës Magazine për fabrikën e saj në Durrës.
Përgjegjësitë kryesore:
Organizimi dhe mbikëqyrja e aktiviteteve të përditshme të ekipit të magazinës;
Koordinimi i ekipit të magazinës, duke siguruar shpërndarjen e duhur të detyrave dhe një rrjedhë efikase të punës
Menaxhimi i të gjitha hyrjeve dhe daljeve të materialeve, duke siguruar që lëvizjet e stokut të regjistrohen saktë dhe në kohë reale në sistem;
Sigurimi i magazinimit, organizimit dhe gjurmueshmërisë së saktë të materialeve brenda magazinës;
Përgjegjësi për saktësinë e inventarit të magazinës dhe koordinimin e inventarëve mujorë;
Koordinimi i aktiviteteve të magazinës lidhur me kamionët në hyrje dhe dalje, përfshirë përgatitjen dhe organizimin e mallrave për ngarkim dhe shkarkim;
Koordinimi i rregullt me ekipin e logjistikës në Itali për porositë, dërgesat dhe çështjet që lidhen me materialet;
Sigurimi i respektimit të procedurave të brendshme të magazinës dhe standardeve të sigurisë;
Mbështetja dhe trajnimi i punonjësve të magazinës në aktivitetet e tyre të përditshme;
Sigurimi i përdorimit dhe organizimit efikas të hapësirës së magazinës;
Përdorimi i sistemit të menaxhimit të magazinës së kompanisë për stokun dhe lëvizjet e materialeve.
Kërkesat për këtë pozicion:
Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e magazinës, preferueshëm në një mjedis prodhues ose industrial;
Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin ose kordinimin e një ekipi magazine;
Njohuri të mira mbi proceset e hyrje-daljeve të magazinës, kontrollin e stokut dhe menaxhimin e inventarit;
Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe saktësi në menaxhimin e lëvizjeve të stokut dhe regjistrimeve të magazinës;
Aftësi të mira organizative dhe planifikuese;
Aftësi për të koordinuar prioritetet e përditshme operacionale dhe për të menaxhuar në mënyrë efektive një ekip;
Qasje e përgjegjshme, e besueshme dhe praktike ndaj punës;
Njohuri dhe eksperiencë me sisteme ERP ose sisteme të menaxhimit të magazinës;
Njohuri të mira të gjuhës italiane dhe/ose angleze; njohja e italishtes konsiderohet avantazh për shkak të komunikimit me ekipin e kompanisë në Itali;
Banues në Durrës ose zonat përreth.

Konsulence dhe Rekrutim · Tirane
ep & partners consultancy (EPPC) ltd. u themelua në Prill të vitit 2009 në Tiranë, Shqipëri. EPPC u krijua me qëllim të mbështesë kompanitë që operojnë në Shqipëri dhe në Kosovë në zhvillimin e stafit të tyre dhe për të lehtësuar shërbimet e burimeve njerëzore. Ne jemi tashmë kompania lider e burimeve njerëzore në rajon.
Aktiviteti i EPPC mbulon 4 pilarë kryesorë në fushën e: trajnimit dhe zhvillimit të stafit; kërkimit dhe seleksionimit; konsulencës dhe sondazhit të pagave dhe stafit me qira. Me një strukturë solide të shtrirë në 4 departamente kryesore konsulentët tanë ofrojnë zgjidhje të personalizuara me fokus nëvojën e klientit.