Kalaja Talent Consultingkerkon te punesoje Asistente Blerje.
Mbështetja në përgatitjen dhe ndjekjen e porosive të blerjes.
Administrimi dhe arkivimi i dokumentacionit, kontratave dhe faturave.
Ndjekja e afateve të dorëzimit dhe raportimi i vonesave.
Përditësimi i të dhënave të produkteve dhe furnitorëve në sistemin e kompanisë.
Përgatitja e raporteve periodike mbi aktivitetin e blerjeve.
Komunikimi me email dhe koordinimi me palët e treta për ndjekjen e ecurisë së ngarkesave.
Diplomë universitare në Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
Eksperienca në administratë ose në sektorin e blerjeve përbën avantazh.
Njohuri të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel.
Njohuri të gjuhës angleze përbëjnë avantazh.
Aftësi të mira organizative, komunikimi dhe bashkëpunimi.
Vëmendje ndaj detajeve dhe korrektësi në administrimin e dokumentacionit.

Burime Njerezore · Tirane
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.
Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse.
Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës.
Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë.
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.