
ALKOS GROUP ALBANIA
Kategoria e punës: Prodhim
Shoqeria SO CART sh.p.k., pjese e ALKOS Group, kompani prodhuese shqiptare, me aktivitet kryesor transformimin e letrës celulozë në produkt përfundimtar për konsumatorin, po kërkon të punësojë Përgjegjës Magazine (për linjë prodhimi-fabrikë)
Rreth Rolit: Ky pozicion ka rol kyç në organizimin dhe administrimin e magazinës, duke garantuar menaxhimin e saktë të lëndëve të para, materialeve ndihmëse, materialeve të paketimit dhe produkteve të gatshme, si dhe furnizimin në kohë të linjave të prodhimit.
Kryen me përgjegjësi të plotë të gjitha proceset e ngarkuara në magazinë.
Organizon dhe mbikëqyr aktivitetin e përditshëm të magazinës së fabrikës.
Siguron regjistrimin korrekt të hyrjeve, daljeve, transferimeve dhe kthimeve të materialeve.
Monitoron përputhjen ndërmjet gjendjes fizike të stokut dhe të dhënave në sistem.
Koordinon furnizimin e linjave të prodhimit me lëndë të para dhe materiale, duke shmangur ndërprerjet operative.
Organizon pranimin, sistemimin, ruajtjen dhe gjurmueshmërinë e materialeve dhe produkteve të gatshme.
Mbikëqyr inventarizimet periodike, analizon diferencat dhe propozon masa korrigjuese.
Organizon punën ditore të stafit të magazinës dhe monitoron produktivitetin, disiplinën dhe respektimin e procedurave.
Siguron përdorimin e duhur të hapësirave, pajisjeve të magazinës dhe zbatimin e rregullave të sigurisë në punë.
Përgatit raporte periodike mbi gjendjen e stokut, lëvizjet e materialeve, diferencat dhe problematikat operative.
Kryen punë të tjera brenda profilit.
Arsim i lartë në Inxhinieri, Inxhinieri Mekanike, Logjistikë ose fusha të ngjashme.
Eksperiencë pune 3-5 vite në menaxhimin e magazinës, e preferueshme në fabrikë ose mjedis industrial/prodhues.
Preferohet të ketë eksperienca të mëparshme pune në role të ngjashme, mundësisht në industri prodhimi ose përpunimi të kartonit/letrës;
Njohuri të mira mbi proceset e magazinimit, kontrollin e inventarit dhe furnizimin e prodhimit.
Të ketë aftësi të mira organizative dhe të jetë i aftë për t’u përshtatur shpejt ndaj ndryshimeve;
Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe aftësi për të ndjekur protokollet e sigurisë.
Të ketë njohuri në përdorimin e makinerive dhe pajise industriale;
Njohuri të mira të Microsoft Excel; eksperienca me sisteme ERP/WMS përbën avantazh.
Aftësi të mira organizative, analitike, koordinuese dhe për zgjidhjen e problemeve.
Përgjegjshmëri, korrektësi, integritet dhe vëmendje ndaj detajeve.
Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik prodhimi dhe për të bashkëpunuar me departamente të ndryshme.
Leje ose certifikim për përdorimin e pirunit ngritës përbën avantazh.
Person i organizuar, i orientuar drejt detajeve dhe me aftësi shumë të mira komunikuese e bashkëpunuese;
Përbën avantazh për këtë profil, zotërimi gjuhës italiane dhe/ose angleze.
Fleksibël me oraret e punës;
Transport i garantuar nga kompania.
Çfarë ofrojmë?
Pagë konkurruese, në përputhje me kualifikimin dhe eksperiencën.
Mjedis pune profesional, dinamik dhe bashkëpunues.
Mundësi për zhvillim profesional dhe kontribut të drejtpërdrejtë në përmirësimin e proceseve operacionale të fabrikës.
Nëse keni eksperiencën dhe aftësitë e kërkuara, ju ftojmë të aplikoni dhe të bëheni pjesë e ekipit të SO CART.
Të interesuarat mund të na kontaktojnë për më shumë detaje në 0697053354 ose të dërgojnë aplikimin e tyre, në: [email protected]
Mbrojtja e të Dhënave Personale
Alkos Group Albania përpunon të dhënat personale të aplikantëve në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si dhe me Udhëzimin Nr. 42, datë 22.07.2014, “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”.
Të dhënat personale të aplikantëve përfshijnë kryesisht informacionin e deklaruar në CV, letrat e motivimit, referencat dhe çdo dokument tjetër të dorëzuar gjatë procesit të aplikimit. Këto të dhëna përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, vlerësimi dhe përzgjedhjeje të kandidatëve.Duke aplikuar pranë Alkos Group Albania, aplikantët deklarojnë se janë në dijeni dhe pranojnë përpunimin e të dhënave të tyre personale sipas sa më sipër.Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë në çdo kohë: akses në të dhënat e tyre personale, korrigjimin ose përditësimin e tyre, fshirjen e të dhënave, kur është e aplikueshme sipas legjislacionit në fuqi.Për ushtrimin e këtyre të drejtave, aplikantët mund të kontaktojnë Departamentin e Burimeve Njerëzore në: [email protected]
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

Biznes dhe Menaxhim Strategjik · Tirane
ALKOS GROUP is one of the leading distribution companies in Albania whose foundation dates back to 2004, in Tirana. Importing, marketing and distributing products of world-leading brands is what ALKOS GROUP does best/is an expert on it. Through extensive efforts and hard work we have become the exclusive representative of several international brands for our home market. Within the last decade the group has steadily evolved and grown its presence in the market. We have expanded our geographical coverage and extended products’ range. We are present with our products in most households in Albania. We deliver on the increasing consumer demand for brands that improve and elevate the quality of their lives. It leads the way we conduct business and approach the market needs. Being strongly consumer oriented to us means uncompromised commitment to quality. We constantly analyze the market and consider consumers’ needs. New brands and products are added in our portfolio as we are always striving to meet those needs. ALKOS GROUP operates in diverse business areas with different brands and different demands, therefore customized strategies in terms of distribution, logistics and marketing are applied. We carefully select the brands we choose to introduce to the market. Then supports them by promoting and marketing them through well-organized distribution channels. Conducting business in a market that is dynamic we keep alert so to identify new trends but mostly to anticipate them and maintain our competitive advantage. Nowadays, the group operates in several companies and divisions under the same administration. We support our partners by promoting and marketing their brands leading to increased business and providing value adding services. We would like to be perceived by our partners as inseparable part of their success chain.