Menaxhim administrativ
Organizimi dhe mbikëqyrja e punës së përditshme të zyrës.
Menaxhimi i dokumentacionit të pronave (kontrata, marrveshje, dosje klientësh).
Mbajtja e arkivës fizike dhe digjitale.
Përgatitja e raporteve mujore dhe ditore.
Komunikim & shërbim ndaj klientit
Pritja dhe orientimi i klientëve në zyrë.
Menaxhimi i telefonatave, email-eve dhe rrjeteve sociale.
Koordinimi i takimeve mes agjentëve dhe klientëve.
Ndjekja e klientëve pas shërbimit (follow-up).
Mbështetje për agjentët imobiliarë
Përgatitja e materialeve të marketingut për pronat.
Kontrolli i saktësisë së informacionit të pronave.
Marketing & promovim
Publikimi i pronave në portale imobiliare dhe rrjete sociale.
Koordinimi i fushatave promocionale.
Kualifikimet e kërkuara
Diplomë universitare (Administrim Biznesi, Ekonomi, Menaxhim, Juridik ose fusha të ngjashme – e preferueshme).
Njohuri shumë të mira të përdorimit të kompjuterit (MS Office: Word, Excel, Outlook).
Aftësi për përdorimin e platformave online dhe rrjeteve sociale.
Njohuri të gjuhëve të huaja, veçanërisht anglisht (avantazh).
Aftësi personale:
Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhuese.
Komunikim i qartë dhe profesional me klientët.
Aftësi për të punuar në ekip dhe për të përballuar ngarkesë pune.
Diskrecion, korrektësi dhe përgjegjshmëri.
Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe menaxhim kohe.

Imobiliare · Durres
Ne jemi nje rrjet i lidhur profesionistesh te cilet ofrojme sherbime ndermjetesimi ne fushen e pasurive te paluajtshme per sa i perket shit-blerjes , marrjes apo dhenies me qira ne Shqiperi dhe kryesisht ne qytetin bregdetar te Durresit.
-Vizioni yne eshte padyshim zgjerimi dhe perfeksionimi i rrjetit tone duke aspiruar ne sa me teper zyra dhe agjente te rinj, ambicioz dhe me deshiren per te bere karriere.
-Misioni yne eshte qasja per nje sherbim sa me dinjitoz dhe sa me profesional aq edhe dashamires tek klientet tane. Eshte po ky mision i cili na udheheq drejt vizionit tone te perbashket dhe largpames!
-Perse ne?!
Mund tju themi me bindje te plote qe vleresimi yne i prones, trajtimi dhe marketimi i saj do te cojne ne nje transaksion te mundshem ne nje kohe relativisht te shkurter. Koha ka treguar qe sherbimi yne ka rezultuar ne shume raste i suksesshem , ndofta mund te kemi edhe mangesite tona askush dhe asgje nuk eshte perfekte, por ajo qe ne ju premtojme eshte angazhimi yne ne masen 100% ne ate qe ne dime te bejme me mire !