MotoTaso, një nga serviset më të njohura dhe me eksperiencë shumëvjeçare në Tiranë në fushën e motorëve, kërkon të punësojë Mekanik/ Ndihnës Mekanik Motorash për t’iu bashkuar ekipit tonë profesional.
Detyrat kryesore:
Diagnostikimi dhe riparimi i defekteve mekanike të motorëve
Kryerja e serviseve periodike dhe mirëmbajtjes së përgjithshme
Montimi dhe zëvendësimi i pjesëve të ndryshme
Kërkesat:
Eksperiencë e mëparshme si mekanik motorash (e preferueshme)
Njohuri mbi sistemet mekanike të motoçikletave
Përgjegjshmëri, korrektësi dhe dëshirë për të mësuar
Aftësi për të punuar në grup
Ne ofrojmë:
Ambient pune profesional dhe dinamik
Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale
Bashkëpunim me një ekip me eksperiencë shumëvjeçare
Pagë konkurruese + Bonuse
📩 Nëse ke pasion për motorët dhe dëshiron të bëhesh pjesë e një servisi me traditë dhe reputacion, dërgo CV-në ose kontakto me ne për më shumë informacion.
Aftësitë
përvojë në fushën përkatëseaftësi të mira komunikimipuna në ekip
Përfitimet
Bonuse
Afati përfundon
80
Nëntor 17, 2026
Rreth MOTOTASO
MOTOTASO
Retail · Tirane
Me 23 vjet përvojë në fushën e motoçikletave, MotoTaso vjen tek ju si përfaqësuesi ekskluziv i markave të njohura të motorave, veshjeve dhe aksesorëve.