
Insig Jetë
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Pozicioni: Specialist Shitje Drejtoria Qëndrore
Shoqëria “INSIG JETË” sh.a. shpall vend vakant për pozicionin Specialist Shitje, me qëllim zhvillimin e aktivitetit të shitjeve dhe promovimin e produkteve të sigurimit të jetës.
Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:
· Arsim i lartë, preferohet në degët Ekonomi, Financë, Administrim Biznesi, Marketing ose fusha të ngjashme;
· Eksperiencë pune të paktën 2 vite, preferohet eksperiencë në shitje, sigurime, sektorin financiar ose në marrëdhëniet me klientët;
· Njohuri mbi produktet dhe shërbimet e sigurimit veçanërisht të jetës përbëjnë avantazh;
· Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe negocimi;
· Aftësi për të krijuar dhe zhvilluar marrëdhënie të mira me klientët dhe partnerët;
· Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup;
· Orientim drejt arritjes së objektivave të shitjes;
· Të zotërojë shumë mirë Gjuhën Angleze;
· Aftësi të mira organizative dhe përdorim i programeve Microsoft Office;
· Etikë profesionale, përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë.
Detyrat kryesore:
· Promovimi dhe shitja e produkteve të sigurimit të jetës;
· Identifikimi dhe zhvillimi i klientëve të rinj;
· Mbajtja dhe zhvillimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues;
· Prezantimi i produkteve dhe përgatitja e ofertave të sigurimit;
· Ndjekja e procesit të shitjes dhe e kërkesave të klientëve;
· Realizimi i objektivave të përcaktuara të shitjes;
· Bashkëpunimi me strukturat e tjera të shoqërisë për zhvillimin e aktivitetit tregtar;
· Raportimi periodik mbi aktivitetin dhe rezultatet e shitjeve.

Sigurime · Tirane
INSIG është kompania e parë e sigurimeve në tregun shqiptar, krijuar më 1991 me kapital tërësisht shtetëror e licensuar të kryejë aktivitetin sigurues për Sigurimet e Jetës edhe të Jo-Jetës. Në Qershor 2016, INSIG privatizohet 100% nga grupi Eurosig dhe në Janar 2017 bazuar në ligjin për sigurimet dhe risigurimet në territorin e Shqipërisë kompania INSIG ndahet në dy kompani të veçanta INSIG JETE sh.a. dhe INSIG sh.a.
INSIG JETE sh.a. krijohet si kompani sigurimesh me NUIS : L71325020H dhe ofron produktet e sigurimit të jetës.