
HR Studio
HR Studio është në kërkim të një Menaxheri/e të Shitjeve për Eksport
Kërkojmë një profesionist me përvojë në shitje dhe zhvillim biznesi në tregjet ndërkombëtare, veçanërisht në rajon. Eksperienca duhet të përfshijë shitje jashtë Shqipërisë, krijimin e marrëdhënieve me klientë të huaj dhe zgjerimin e portofolit të bashkëpunimeve.
Detyrat kryesore:
· Zhvillon dhe zbaton planin e shitjeve për eksport, në përputhje me objektivat e kompanisë.
· Identifikon tregje, klientë dhe distributorë të rinj në vendet e rajonit.
· Menaxhon marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe zhvillon bashkëpunime afatgjata.
· Përgatit oferta tregtare dhe negocion çmimet, kushtet e pagesës dhe kontratat.
· Ndjek procesin e shitjes, nga kontakti fillestar deri te realizimi i porosisë dhe arkëtimi i pagesave.
· Bashkëpunon me departamentet përkatëse për disponueshmërinë e produkteve, dokumentacionin e eksportit dhe dorëzimet.
· Analizon konkurrencën, kërkesat e tregut dhe mundësitë për rritjen e shitjeve.
· Kryen takime dhe udhëtime pune jashtë vendit, sipas nevojave të aktivitetit.
· Raporton mbi rezultatet e shitjeve dhe ecurinë e tregjeve që mbulon.
Kualifikimet dhe kërkesat:
· Eksperiencë e mëparshme në shitje për eksport ose në menaxhimin e klientëve në tregjet e rajonit.
· Rezultate të provuara në arritjen e objektivave të shitjeve dhe sigurimin e klientëve të rinj.
· Aftësi të forta negocimi, komunikimi dhe ndërtimi marrëdhëniesh tregtare.
· Njohuri mbi proceset e eksportit dhe kushtet e bashkëpunimit me klientë ndërkombëtarë.
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; gjuhët e tjera të rajonit përbëjnë avantazh.
· Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, për të planifikuar aktivitetin dhe për të ndjekur objektivat.
· Gatishmëri për udhëtime pune në rajon dhe leje drejtimi kategoria B.
· Preferohet arsim i lartë në Administrim Biznesi, Ekonomi, Marketing ose fusha të ngjashme.

Burime Njerezore · Tirane