
HR Studio
HR Studio, në bashkëpunim me një nga kompanitë partnere, është në kërkim të një Inxhinieri Elektrik Projektues, me eksperiencë në sistemet elektroenergjetike dhe projektet e energjisë së rinovueshme.
Kërkojmë një profesionist me njohuri të avancuara teknike, i cili do të jetë përgjegjës për projektimin, përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe ndjekjen e projekteve nga faza e konceptimit deri në realizimin dhe dorëzimin përfundimtar.
Projektimi i sistemeve elektroenergjetike të tensionit të ulët, të mesëm dhe të lartë.
Projektimi i impianteve fotovoltaike dhe sistemeve të energjisë së rinovueshme.
Projektimi i kabinave elektrike, nënstacioneve dhe linjave elektrike.
Përgatitja e skemave elektrike, vizatimeve teknike dhe llogaritjeve inxhinierike.
Hartimi i projekteve të zbatimit, specifikimeve teknike, preventivave (BOQ) dhe dokumentacionit përkatës.
Koordinimi me ekipet teknike, kontraktorët dhe furnitorët gjatë realizimit të projekteve.
Monitorimi i zbatimit të projekteve dhe garantimi i përputhshmërisë me standardet teknike.
Mbështetja teknike gjatë testimeve, komisionimit dhe dorëzimit të projekteve.
Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike, preferohet profili Elektroenergjetikë.
Minimumi 3 vite eksperiencë në projektimin e sistemeve elektrike ose projekteve energjetike.
Njohuri shumë të mira të AutoCAD dhe programeve të projektimit elektrik.
Njohuri të standardeve teknike IEC/EN.
Aftësi në hartimin dhe menaxhimin e dokumentacionit teknik.
Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Aftësi të mira organizative, analitike dhe koordinuese.
Eksperienca në projektimin e impianteve fotovoltaike industriale dhe utility-scale.
Njohuri të programeve PVsyst, PVcase, i-Project ose ekuivalente.
Njohuri mbi sistemet e ruajtjes së energjisë me bateri (BESS).
Eksperiencë në projektimin e nënstacioneve 35/110 kV.
Licencë profesionale projektimi sipas legjislacionit shqiptar.
Eksperiencë në projekte EPC, nga projektimi deri në komisionim.

Burime Njerezore · Tirane