
I&A International
Pozicioni vakant: Specialist i Shitjes Online
Përshkrimi i pozicionit:
Specialisti i Shitjes Online do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe zhvillimin e shitjeve nëpërmjet kanaleve dixhitale, duke siguruar një përvojë të kënaqshme për klientët dhe rritjen e prezencës online të kompanisë.
Orari i Punes: 16:00-22:00, 6 dite e javes, remote.
Përgjegjësitë kryesore:
Menaxhimi i porosive në platformat online (faqe web, rrjete sociale, marketplace, etj.).
Komunikimi dhe asistenca ndaj klientëve përmes kanaleve online.
Krijimi dhe përditësimi i përmbajtjes së produkteve (fotografi, përshkrime, çmime).
Ndjekja e trendeve të shitjeve online dhe konkurencës.
Sigurimi i një përvoje pozitive dhe profesionale për klientët.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
Preferohet Diplomë universitare në Marketing, Ekonomi, Informatikë Biznesi apo fusha të ngjashme.
Eksperiencë e mëparshme në shitje online ose menaxhim platformash dixhitale.
Aftësi të mira komunikuese dhe orientim ndaj klientit.
Njohuri të platformave të shitjes online.
Njohuri të gjuhës angleze (avantazh).

Fashion · Tirane
I&A International perfaqeson grupin me te madh ne tregun e shitjes me pakice luksoze ne Shqiperi, duke numeruar mbi 30 dyqane ne Shqiperi dhe rajone fqinje.