Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Pergjegjes Montimi.
Organizon brigadën dhe ndan detyrat ditore sipas planit të punës.
Drejton montimin e strukturave mbajtëse dhe paneleve sipas projektit dhe udhëzimeve të prodhuesit.
Ndjek rreshtimin, nivelimin, fiksimet dhe shtrëngimet sipas kërkesave teknike.
Planifikon nevojat për punëtorë, materiale, vegla dhe pajisje, në koordinim me inxhinierin e kantierit.
Kontrollon cilësinë gjatë punës dhe organizon korrigjimin e mangësive të identifikuara.
Mbikëqyr respektimin e rregullave të sigurisë dhe ndërhyn menjëherë kur konstaton punë të pasigurta.
Orienton punonjësit e rinj dhe ruan disiplinën e bashkëpunimin brenda ekipit.
Raporton çdo ditë progresin, prezencën e punëtorëve dhe pengesat që ndikojnë në realizimin e punës.
Përvojë e mëparshme si kryepunëtor ose drejtues brigade në montimin e strukturave fotovoltaike.
Njohuri praktike të proceseve të montimit dhe përdorimit të veglave e pajisjeve përkatëse.
Aftësi për të lexuar skica montimi dhe për të zbatuar udhëzime teknike.
Aftësi të provuara në organizimin e punës dhe drejtimin e punëtorëve me korrektësi e vendosmëri.
Përgjegjshmëri për cilësinë, afatet dhe sigurinë në punë.
Gatishmëri për të punuar në kantiere në zona të ndryshme të Shqipërisë.
Referencat nga projekte të mëparshme dhe patenta e kategorisë B përbëjnë avantazh.
Për këtë pozicion vlerësohet përvoja praktike në drejtimin e brigadave; diploma universitare nuk është kusht.

Burime Njerezore · Tirane
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.
Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse.
Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës.
Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë.
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.